LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ligji për amnisti arriti para deputetëve të Maqedonisë

Propozim-ligji për amnisti arriti para deputetëve të Maqedonisë

Teksti i Propozim-ligjit për amnisti që e përgatiti trupi ndërpartiak për pajtim është vendosur në web-faqen e Kuvendit dhe u është u është dhënë deputetëve. Ligji është në rend ditor në seancë kuvendare dhe do të miratohen në procedurë të përshpejtuar.

Tekstin e përgatiti dhe dorëzoi grupi i deputetëve që ishin pjesë e nëngrupi kuvendar për pajtim, kryesuar nga deputeti Zeqir Ramçilloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëllimi kryesor i Propozim-ligjit për amnisti është amnistimi i personave që ka dyshime të bazuara se kanë kryer vepër kriminale lidhur me ngjarjet në Kuvend të Republikë së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017, me qëllim pajtimit përmes tejkalimit të ndarjeve në shoqëri që dalim apo janë në lidhje me incidentin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017”, thuhet në draft-ligjin.

Edhe-pse, përgatitësit e Ligjit për amnisti, nuk u deklaruan se kush do të përfshihet në amnisti, ato thanë se do të vendosin Prokuroria dhe gjykata ndërsa me ligj do të dënohen personat që kanë organizuar ngjarjet në Kuvend, kanë kryer dhunë dhe personat që kanë poseduar armë.

Pritet që ky ligj të kalojë për shkak se u arrit konsensusi që u miratua nga tetë deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese. Ende nuk dihet se a do ta mbështes OBRM-PDUKM, të cilët nuk dhanë dritë të gjelbërt gjatë përgatitjes së ligjit. Ata kërkojnë me amnisti të përfshihen të gjithë, për shkak se me këtë zgjidhje ligjore bëhet selektimi dhe po bëhet tregti politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori