LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja do të mbahet në ora 12:00, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili një ditë më parë ishte në një takim në Bruksel me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj në këtë takim i ka thënë Mogherinit se Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE.


Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para delegacionit të BE-së ka thënë se “Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Evropës”.