LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kjo është e vërteta e anulimit të konferencës Haradinaj – Mogherini

Hoxhaj: Kjo është e vërteta e anulimit të konferencës Haradinaj – Mogherini

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se anulimi i konferencës për shtyp me Mogherinin ka ndodhur për shkaqe kohore, e jo për ndonjë tension.

Hoxhaj, në një lidhje telefonike në emisionin “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se ato që kanë pasur të thuhen janë thënë si nga pala kosovare ashtu edhe nga zonja Mogherini.

“Në takim është thënë se për shkaqe kohore ka qenë e pamundur të mbahet konferenca për shtyp. Çfarë kemi pasur të themi ne e kemi thënë pasi takimi ishte publik”.


Zëvendëskryeministri shton më tej se takimi ishte i karakterit të punës dhe i nivelit të partnerëve.

“Kemi pasur një drekë pune dhe atmosfera ka qenë mes partnerëve dhe karakterit të punës”, tha Hoxhaj, përcjell Telegrafi.

Duke folur për procesin e vizave, Hoxhaj ka thënë se kanë kërkuar që së paku në muajin mars të vitit 2019 të merret një vendim për vizat.

“Kemi pasur mbështetjen e zonjës Mogherini, Avramopulos, Hahn por qëndrimi [kundër] ka qenë  i shteteve anëtare. Neve na duhet edhe mbështetja e shteteve anëtare”, ka thënë ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Deklaratën e zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj mund ta ndiqni nga minita 5:45 në videon e mëposhtme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori