Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për punën e kësaj ministrie si dhe për përkrahjen që kanë arritur t’ua japin bizneseve dhe projekteve me ide inovative.
Ai ka treguar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është në përfundim të ndërtimit të Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi.
“E kemi themeluar një grup punues për të ndërtuar ‘Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi’ dhe ka përkrahje të drejtpërdrejt nga institucionet. Strategjia pitet të përmbyllet këtë vit. Ne duhet ta ndërrojmë konceptin e mendimit ekonomik në vend. Janë 9 milionë euro që mund të përdoren për projektet inovative dhe bizneset janë të inkurajuara të bëjnë projekte rajonale”, ka thënë ministri Beqaj.
Sipas tij, rinia e Kosovës ka potencial të madh për të ofruar shërbime të teknologjisë informative edhe jashtë vendit.
“Rinia jonë po lëviz më shpejtë sesa ne dhe i vetmi bilanc tregtar pozitiv është ai i shërbimeve të teknologjisë informative. Aktualisht janë 17 akterë pjesëmarrës në strategji dhe pas kësaj do të del edhe ligji për ndërmarrësi dhe inovacionit, në mënyrë që të kemi strukturë të mjaftueshme ligjore”, ka thënë ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Lidhur me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ministri Beqaj ka thënë se janë të gatshëm ta përkrahin për një periudhë të caktuar me mjete financiare.
“Janë 2 milionë euro buxhet në vit, për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. Ky park menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe e Gjermanisë, si dhe do të ndihmohet nga ekspertët gjerman. Pra, jemi të gatshëm që për një periudhë të caktuar ta përkrahim këtë park inovativ”, ka shtuar ai.
Gjithashtu, ministri Besim Beqaj në këtë intervistë për Telegrafin ka folur për buxhetin për vitin 2019 dhe mundësitë që kanë projektet inovative të përkrahen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Po ashtu ai ka folur edhe për qendrat e Inovacionit si dhe për domainin shtetëror të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'