LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkursi për shkollën e dhjetë për lider të ri të kryetarit Ivanov

Shpallet konkursi për shkollën e dhjetë për lider të ri të kryetarit Ivanov

Është publikuar konkursi i 10-të i trajnimit të liderëve të ri, që e organizon kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe që do të mbahet nga 11 deri 24 shkurt vitin e ardhshëm, informojnë nga kabineti i kryetarit të Maqedonisë.

Programi është për njerëz të ri që kanë kryer arsimin e lartë dhe që kanë dëshirë që përmes aftësive të tyre të kontribuojnë për zhvillim pozitiv të shoqërisë dhe rrethit ku punojnë dhe jetojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Programi përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminent të vendit dhe nga jashtë. Ligjërimi do të jetë në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë dhe mërgimtarët e që jetojnë jashtë, ndërsa shpenzimet për akomodim dhe aktivitet programore do të mbulohen nga ana e organizatorëve.

Konkursi është i publikuar në web-faqen e kryetarit të Republikës së Maqedonisë.

Shkolla për liderë të ri ishte organizuar për herë të parë në vitin 2010 në Ohër. Gjatë 9 viteve në shkollë kanë marrë pjesë 360 njerëz të profileve të ndryshme dhe mbi 200 ligjërues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori