Luan Rama
”Të vdesësh… të vdesësh në skenë! A është e mundur?” – e pyeta Ermonelën në Paris, duke folur për “Madame Batterfly” dhe “Traviatta”. “Po, është, ose ndodh sikur të vdesësh në skenë, pasi në atë çast, kur trupi ka humbur të gjitha ndjesitë e duart i ndjen të mpira, akull, është shpirti që pulson!”… Po, është shpirti që rijeton një lloj vdekjeje, ashtu siç mund të rijetojë dhe ndjesi të tjera në skenë.
Dhe, unë i fola për aktorin e “Komedisë Franceze”, Rexhep Mitrovica, kur dikur që luante në të njëjtën skenë në Teatrin e Bastijës, “Ditarin e Nizhinskit”, atë tekst madhështor midis çmendurisë dhe gjenisë, në fund, pas duartrokitjeve ai nuk mundi të ngrihej dot nga ajo tavolinë në mes të skenës, pasi ai kishte “ngrirë” në atë shastisje të madhe të artit, nga ajo “goditje” artistike që të merr frymën dhe të lë në një gjendje cerebrale të paimagjinueshme.
Të pashë tek “Batterfly” Ermonela… nesër ti do këndosh “Traviatta”, për të dyqind e pesëdhjetë e katër herë, për të interpretuar një heroinë aq të dashur për ty dhe për operën botërore.
E di që përsëri do të “vdesësh” në skenë (ah, ç’vdekje e bukur), ashtu siç “vdesin” artistët e mëdhenj, pasi ti ke dy dhimbje të mëdha që bashkohen në atë zemër, në atë zë hyjnor: prindërit e tu që s’kthehen më dhe dhimbjen që kërkon vetë arti. E kështu të imagjinoj si ata peshkatarët e perlave të Oqeanisë, që në një gjendje “apné” dinë të zhyten në ujrat e kaltra dhe të harrohen për kohë të tëra, thua se organizmi funksionon ndryshe, ku njeriu harron një çast jetën dhe përjeton mrekullinë e botës tjetër.
Sa herë ti ngjitesh në skenë më ngjan se përjeton pikërisht këtë dyzim të vetvetes me jetën e skenës, rolin, artin në sublimitetin e vet, aq sa para duartrokitjeve të pareshtura të publikut jo rrallë ti nuk i dëgjon ata, ti je ende e mpirë, e rrëmbyer nga hyjnitë e artit, duke qëndruar për një kohë të gjatë nën pushtetin e tyre, për tu kthyer pastaj dalëngadalë në realitetin njerëzor, për të shijuar plotësisht atë admirim të jashtëzakonshëm që të jep publiku në teatrot e botës.
Dhe, unë ende pyes veten: ku janë kufijtë e magjisë të këtij arti të madh?! Dhe duke menduar për ty kthej kokën pas për të pikasur nëpër rrugët e trishta shqiptare e pastaj ato të mërgimit, atë udhë sfidash, muresh, zhgënjimesh, deziluzionesh, e megjithatë, ti ecje, pasi ishte pasioni dhe kujtesa tënde, e jetës, e fëmijërisë, që të shtynte për të ardhur deri këtu, për të ngjitur ato mijra shkallë që ne të shijojmë mrekullinë.
Ç’forcë, ç’botë, ç’poetikë dhe ngjyra, drithërime e vibrato mbart ai zëri yt që n’a pështjell, që n’a pushton dhe n’a çon në botra të tjera. Çfarë ndodh vallë në ato çaste që ti këndon, ç’dramë, ç’tragjedi tjetër, personale? Kujtesa dhe dashuritë e gjakut janë pikërisht aty… E kështu ti këndon nga një skenë në tjetër, me gjakun që vërshon ndryshe, me një mistikë gjaku dhe arti. E ndjej, që pas Violetës së “Traviatta”-s ka dhe një nënë, se para Baterflait që vdes para fëmijës së saj, ka gjithnjë një nënë, tëndja.
Vajza e dikurshme timide për zë ka një frymë që do t’i këndojë asaj, pasi në qiellin e syve të tua është gjithnjë ajo nënë që kurrë nuk e pa vajzën e saj në skenë, as në Tiranë e as në Opera Garnier, La Scala, Metropolitan, Covent Garden apo Orange, etj. “E strano!” do të shtoja, si zëri i asaj gruaje që u shua dhe nuk është më…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje