LAJMI I FUNDIT:

Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”

Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos përsëriti kundërshtimin tij ndaj marrëveshjes së Prespës duke i bërë thirrje Presidentit Prokopis Pavlopulos të thërrasë këshillin e liderëve politikë dhe të shfuqizojë marrëveshjen nëse ajo “nuk e mbron Greqinë nga irredentizmi i fqinjit të saj verior”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kammenos gjithashtu tha se partia e tij, Grekët e Pavarur Demokratikë do të largohen nga koalicioni me “Syriza” dhe se ministrat e tij do të jepnin dorëheqjen, por shtoi se nëse Demokracia e Re kërkon votëbesimin e qeverisë, ai nuk do të votojë për të.

“Marrëveshja për emrin e ndau vendin dhe kishte një ndikim negativ”, këmbënguli Kammenos.


Kammenos sulmoi gjithashtu ish-ministren e Jashtme dhe deputeten e Demokracinë e Re, Dora Bakoyannis, motrën e liderit të opozitës Kiryakos Mitsotakis, duke thënë se emri “Maqedonia Veriore” ishte “produkti i saj”. Ai gjithashtu kritikon ish ministrin e jashtëm Nikos Kotzias, i cili nënshkroi marrëveshjen e Prespës gjatë kësaj vere.

“Ky njeri, për të cilin nuk e dimë ku i merr parat. Unë i them atij drejtpërsëdrejti dhe qartë, ne jemi në politikë për t’i ndjekur ato siç janë si Kotzias, të pa zgjedhur nga populli grek”, tha Kammenos./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori