Pas kritikave të LDK-së dhe LVV-së, Shefi i Grupit Parlamentar i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se votimi i sotëm i projekt-rezolutës për dialogun është fitore e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sejdiu përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se rezoluta e bën Kuvendin institucionin më të lartë vendimmarrës me rol qendror në procesin e dialogut, duke mundësuar dialog me ligj dhe me platformë shtetërore.
“Kjo rezolutë mundëson përfaqësim gjithëpërfshirës në delegacionin negociues shtetëror, vendimmarrje konsensuale, si dhe bashkëveprim e pajtim të domosdoshëm midis kuvendit, delegacionit shtetëror dhe liderëve institucionalë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Sejdiu është shprehur se marrëveshja eventuale me Serbinë nuk i takon asnjë njeriu dhe asnjë subjekti politik.
“Është çështje për të cilën duhet vendosur bashkë. Sot dhe nesër. Siç vendosëm dje për ushtrinë. Ka ardhur koha të jemi bashkë kundrejt Serbisë, përtej betejës për pushtet. Koha është të marrim përgjegjësi për dialogun final me Serbinë, si çështje e interesit shtetëror”, ka përfunduar ai.
Reagim të ashpër ka bërë edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
Kuçi përmes Facebook-ut është shprehur se dialogu me Serbinë është çështje e interesit kombëtar dhe shtetëror, “përtej luftës së përditshme partiake për pushtet”.
“Cilido qoftë pushteti, Kosova duhet të jetë bashkë në dialogun me Serbinë. Çështje tjetër është për ata që vuajnë se nuk janë në pushtet. Partia Socialdemokrate nuk e ka këtë problem. Nuk i bashkohet këtij pushteti. Por, PSD do të marrë përgjegjësi në çdo proces të interesit kombëtar dhe shtetëror, sepse ai interes nuk është i asnjë njeriut dhe asnjë subjektit të veçantë politik. Aty jemi dhe do të jemi. Bashkë. Për Kosovën”, ka shkruar ajo./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës