LAJMI I FUNDIT:

Punimet e mahnitshme të filigranistit nga Prizreni (Video)

Punimet e mahnitshme të filigranistit nga Prizreni (Video)

Është ndër filigranistët më të vjetër në qytetin e Prizrenit. Tashmë janë bërë pothuajse 5 dekada që merret me këtë zanat.

Ai ndër vite ka bërë punime nga më të ndryshmet, shumica prej të cilave sot gjenden në vende të ndryshme të botës.

Filigranisti Nevruz Dajqi, ka thënë tërë këto vite ka punuar me shumë dashuri, në të kundërtën nuk do të mund t’i krijonte ato.


“Zeja e Filigranit ka mbetur mbrapa, pasi janë duke punuar vetëm gjeneratat e vjetra. Filigrani është një procedurë shumë e gjatë dhe të rinjve nuk po u pëlqen. Sigurimi i lëndës së parë tashmë është një problem i madh, pasi dikur kjo lëndë është siguruar nga Kombinati i Filigranit, por tash është mbyllur”, deklaron zejtari Nevruz Dajqi.

Të punuara deri në detajin e fundit, këto punime të joshin syrin, në cilindo vend që ndodhin.

Me anë të fijeve të argjendit, ai ka arrit të krijojë shumë figura të ndryshme artistike, por ndër më të preferuarat e tij mbetën  Lidhja shqiptare të Prizrenit, Ura e Gurit, Karroca e Ismail Qemalit.

“Punimi im i parë është anija e vogël ushtarake shqiptare, ndërsa më pas në vitin 1996 kam ndërtuar karrocën e Ismail Qemalit për një periudhë 12 mujore”, deklaron më tej Nevruz Dajqi.

Nevruz Dajqi, ka marrë pjesë edhe në ekspozita në qytete të ndryshme të ndryshme të Kosovës, duke paraqitur artin e veçantë të tij.

Kjo është punishtja, në të cilën kalon pjesën më të madhe të kohës së tij. Ndonëse, një vend I vogël, prej këtu arrin të krijojë vepra të mëdha.

Sipas Nevruz Dajqit, duhet të krijohet një infrastrukturë e duhur për zanatlinjtë e vjetër, e në veçanti për filigranistët.

Ai ka thënë që zanatet e vjetra duhet të mbijetojnë ngase janë pjesë e traditës sonë./RTV Dukagjini/Telegrafi/