LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët e njohur që më parë i kënduan ushtrisë

Këngëtarët e njohur që më parë i kënduan ushtrisë

Më në fund Kosova, do ta ketë ushtrinë e saj e cila do të ketë ndikim në sigurinë e vendit. Për këtë ditë historike, vite më parë janë thurur vargje të ndryshme nga këngëtarët tanë.

Ushtrisë nuk i kanë kënduar vetëm këngëtarët e muzikë popullore, vargje të tilla u kënduan edhe nga artistë të zhanreve tjera të muzikës. Në këto këngë janë përmendur shumë vuajtjet e vendit tonë, si dhe ata që e dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë.


Më të rejat rreth Ushtrisë së Kosovës
Lexo po ashtu Më të rejat rreth Ushtrisë së Kosovës

Ilir Shaqiri, Adelina Ismaili, Shkurte Fejza dhe Shemi janë disa prej emrave të njohur, të cilët kënduan këngë për këtë ditë të rëndësishme të Kosovës.

Adelina Ismaili

Këtë këngë ajo e ka publikuar në vitin 1998 dhe e këndoi duke përmendur në refren edhe Ibrahim Rugovën, presidentin historik të Kosovës i cili dha një kontribut për këtë ushtri.

Ilir Shaqiri

Në vitin 2000, këngëtari i njohur nga Drenica ka publikuar këngën e tij të titulluar “Garda” këngë kjo që dëgjohet edhe tani nga gjeneratat e reja.

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza këngëtarja e njohur e muzikës popullore në vitin 2003 publikoi këngën “Mora fjalë”, teksti i kësaj kënge ka të bëjë me luftën e Kosovës, konkretisht për luftëtarin më të madh të Kosovës, Adem Jasharin.

Grupi Ilirët

“Ushtria e Kosovës” titullohet kënga e cila u publikua në vitin 2017 e kënduar nga Shemi( Iliret) në bashkëpunim me Metin. Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri. Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite. /21rtv

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori