LAJMI I FUNDIT:

Meteorologët paralajmërojnë dimër shumë të ftohtë në Evropë, dhe verën më të nxehtë që ndonjëherë mbahet në mend (Video)

Meteorologët paralajmërojnë dimër shumë të ftohtë në Evropë, dhe verën më të nxehtë që ndonjëherë mbahet në mend (Video)

Fenomeni meteorologjik El Nino së shpejti do të formohet dhe do të ndikojë më tej në kushtet ekstreme të motit në mbarë botën, gjë që do të rrisë shanset që viti i ardhshëm të jetë më i nxehti që ndonjëherë është regjistruar, paralajmërojnë shkencëtarët.

Sipas Qendrës për Parashikimin e Klimës, Oqeanisë dhe Atmosferës së SHBA-së, ekzistojnë mbi 80 për qind të gjasave që El Nino tashmë të ketë filluar të formohet dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit 2019, transmeton Telegrafi.

Efektet e El Nino janë duke u bërë gjithnjë e më të rrezikshme gjatë viteve të fundit për shkak të ngrohjes globale, e ato çdo herë e më shumë do të përkeqësohen nëse temperaturat mesatare vazhdojnë të rriten, thuhet në një studim të publikuar së fundmi në revistën “Geophysical Research Letters”.


El Nino është duke ndodhur për shkak të luhatjeve në drejtimin e erës, dhe temperaturave të ujit në pjesën tropikale të Oqeanit Paqësor. El Nino në gjuhën spanjolle do të thotë “djalë i vogël” dhe i referohet Jezusit të vogël, pasi që efektet e El Nino ndihen më së shumti në prag të festës së Krishtlindjeve.

“Me El Nino ekzistojnë gjasat e mëdha që viti 2019 të jetë më i nxehti që ndonjëherë mbahet në mend”, ka deklaruar Samantha Stevenson, klimatologe pranë Universitetit të Kalifornisë.

Nga vitit në vit, temperaturat mesatare janë duke u rritur dhe gjatë katër viteve të fundit konsiderohet si më të nxehtat. El Nino është shkaktuar në vitin 2016, si rezultat i zbardhjes së koraleve, thatësirave të mëdha në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në pjesët e Paqësorit dhe Azisë Juglindore, dhe zjarreve që kanë prekur Indonezinë dhe Kanadanë.

Edhe pse El Nino i ri nuk prit të jetë kaq serioz, megjithatë ai do të mund sërish të shkaktonte kushte të rrezikshme të motit në zonat e rrezikuara në mbarë botën, paralajmërojnë shkencëtarët.

Britanikët janë duke u frikësuar që El Nino do t’ju sjellë atyre një dimër me shumë akull. Meteorologët britanikë paralajmërojnë formimin e një vorbulle polare mbi tokë, ku temperaturat do të bien në mënyrë drastike në fund të vitit dhe në gjysmën e dytë të dimrit.

Sipas tyre, El Nino, krijohet në ujërat e nxehta të Paqësorit dhe do të shkaktojë rritjen e nxehtësisë së ajrit, që do të ndikojë në atë mënyrë që ajri i ftohtë të arrij deri në Britaninë e Madhe.

Presioni i ulët atmosferik që zhvillohet mbi Atlantik do të përplaset me ajrin e ftohtë në gjithë Britaninë e Madhe, gjë që në disa zona mund të shkaktojë rënie të shiut dhe borës, paralajmërojnë shkencëtarët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori