Sigurohen mjetet për ndërtimin e rrugës që shpie drejt pikës për grumbullimin e mbeturinave, Rusino. Këtë sot e konfirmuan në vendngjarje Ministri i Pushtetit lokal Suhej Fazliu, kreu i Gostivarit Arben Taravari dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi të cilët premtuan se punimet do të fillojnë së shpejti. Por mbetën pa përgjigje në pyetjen se përse pritet projekti të fillojnë në dimër, kur punët rrezikohen nga kushtet atmosferike.
“Është puna në duar të komunave dhe në duar të Qendrës për Zhvillim të Rajonit të Pollogut se kur do të fillojnë punët. Është e rëndësishme se mjetet u siguruan dhe u kaluan gjitha procedurat”, tha Suhejl Fazliu, Ministër i pushtetit lokal
“Së shpejti duhet të niset të ndërtohet një rrugë prej 2.5 kilometrash, në vlerë prej 24 milion denarë . mendoj se këto ditë ose nëse jo këto ditë, këto muaj më në fund do nis asfaltimi i kësaj rruge që do jetë benefit dhe përfitim për gjithë qytetarët”, theksoi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit
Ndërkohë shefi i Byrosë për Zhvillim Rajonal, vonesën e arsyeton me mungesën e projektit adekuat.
“Përse vonohen punët, këtu në këtë deponi jo që vonohen punët, sidomos këtë vit, por paraprakisht për këtë deponi nuk ka pas projekte infrastrukturore që të aplikojnë te Regjioni i Pollogut”, u shpreh Ramiz Rexhepi, Drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal
Mungesën e projektit e ka konfirmuar edhe Drejtori i regjionit të Pollogut Fatmir Sahiti, i cili vite me radhë ka premtuar se punët do të fillojnë së shpejti dhe se projekti është gati. Bllokimi për hedhjen e mbeturinave në Rusino të Gostivarit, nga ana e banorëve vazhdon edhe më tej, deri në fillimin e punëve për asfaltimin e rrugës dhe plotësimin e dhjetë pikave që kërkuan banorët në mbledhjen e fundit në Regjionin e Pollogut./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

41 shkrime, 67 pjesëmarrës – përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Në thirrjen e dytë publike për komunat deri më tani janë paraqitur rreth 400 projekte nga 51 pushtete lokale

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker