LAJMI I FUNDIT:

“Al Trade Center” prezantoi mundësitë për punësim për studentët e UP-së

“Al Trade Center” prezantoi mundësitë për punësim për studentët e UP-së

Kompania “Al Trade Center” ka prezantua të enjten mundësitë që ofron për punësimin e studentëve. Në prezantimin “Kosova ofron perspektivë”, kompania e ka mbajtur para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë prezantim u tha se “Al Trade Center” i ka vendosur në perspektivë të rinjtë dhe ky takim do të jetë një motiv shtesë për ata.

Drejtori gjeneral i “Al Trade Center”, Sokol Gashani, tha se kompania është e hapur për punë praktike për secilin të ri.


“Dëshira ime është që e ardhmja juaj të ketë perspektivë me të madhe dhe këtë do ta keni me vetë vullnetin e juaj që keni ardhur këtu për të na dëgjuar neve dhe e ardhmja juaj do të jetë e ndritur dhe me këtë dëshirojmë ta ndërtojmë dhe ndryshojmë këtë fakt. Jemi të hapur për punë praktike për çdo të ri”, tha Gashani.

Ai tha se çdo i ri duhet të jetë ambicioz dhe duhen motivuar të rinjtë tonë.

“Ne si kompani nga themelimi kemi qenë përkrah me këtë shoqëri, kemi organizuar aktivitete dhe jemi të hapur për mundësi të reja dhe punë praktike duke i mbështetur institucionet tonë në zhvillimin e tyre për krijimin e perspektivës”, shtoi ai.

Faton Berisha, prorektor në UP, tha se janë të hapur për bashkëpunim.

“Jemi të interesuar që studentët të janë lider të së ardhmes. Universiteti i Prishtinës është një vend që ofron mundësi dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim. Detyra primare është ndërmarrësia e popullatës së studentëve tanë dhe qendrat po mundësojmë përveç aftësive teorike t’i ngrisim edhe ato praktike duke krijuar ide të tyre inovative”, tha Berisha.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se bizneseve po u mungon krahu i punës.

“Trashëgimia e infrastrukturës së shkatërruar po e pamundëson veprimtarinë e tyre. Bizneseve po iu mungon krahu i punës, prandaj kërkohet një reformim i sistemit të tregut të punës. Po ashtu, mungesa e shkathtësive është një problem tjetër”, tha Rukqi.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha vendi ynë ofron mundësi për zhvillim.

“Kosova është vend në zhvillim dhe ofron mundësi të mëdha. Ju si të ri duhet t’i rishikoni synimet për të ardhmen. Nuk jemi afër rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Caku jonë edhe i juaji është se nesër pasi të mbaroni studimet është të gjeni punë në institucione publike, ne duam që ju të krijoni vende të punës për ju dhe gjithë të tjerët. Nëse synimi i juaj është të shkoni jashtë vendit, lufta e prindërve tanë dhe ata që kanë dhënë jetën për këtë vend nuk kanë asnjë efekt”, tha Zeka.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori