Në propozimet përfundimtare që mbrëmë u publikuan, dhe me shpejtësi u dërguan në Kuvend, ka dy ndryshime kryesore krahasuar me ato të parat. Risi ka tek amendamenti 36 që ka të bëjë me kujdesin e shtetit për qytetarët dhe popullit maqedonas jashtë Maqedonisë.
Në propozim-amendamentin e parë thuhej se Republika kujdeset për pjesëtarët e popullit maqedonas që jeton jashtë, por tani kjo do të ndryshohet dhe është propozuar që këtu të shkruhet “Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe bashkësive tjera dhe kujdeset për lidhjet me atdheun”, përcjell Telegrafi maqedoni.
Pjesa “pjesëtarët e popullit maqedonas” ndryshohet me “Diaspora e popullit maqedonas dhe bashkësive tjera”. Me termin “diasporë” nënkuptohet më gjerësisht, që jo zyrtarisht ishte një nga vërejtjet e palës greke. Me amendamentin e këtillë të formuluar, Qeveria e Maqedonisë është e bindur se është respektuar Marrëveshja Prespës.
Ndryshime ka edhe në Preambulë, përkatësisht mënyrën se si do futet Marrëveshja e Ohrit.
Në variantin e parë marrëveshja u përmend si një nga arsyet e formimit të shtetit të Maqedonisë ku reaguan edhe ekspertët kushtetues. Korrektësi të vogël do të ketë edhe te definimi i shpalljes së ASNOM-it.
Tash, propozimi përfundimtar për ndryshimin e Preambulës është “në pajtim me traditën e Republikës së Krushevës, vendimet juridike të shpallura në ASNOM për popullin maqedonas, referendumi i tetë shtatorit të vitit 1991 ku shprehet vullneti për të krijuar shtet autonom dhe të pavarur dhe Marrëveshja e Ohrit…”
Sipas informatave që vijnë nga Athina, Qeveria e Tsiprasit i përshëndet këto amendamente të formuluara, që sipas tyre janë në pajtim me marrëveshjen e Prespës. Termi “diasporë” që tash propozohet të jetë pjesë e kushtetutës është thuajse identik me nenin 108 të Kushtetutës së Greqisë, që për Athinën zyrtare është korrekte dhe në pajtim me kompromisin midis dy shteteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite