LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të ndërmarrësisë

Tahiri: Gjyqësori efikas, mundësia e vetme për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të ndërmarrësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot profesorët dhe studentët e Fakultetit Juridik, në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘, me të cilët ka biseduar për çështje te drejtësisë komerciale dhe mbi alternativën e themelimit të një gjykate të specializuar në çështje komerciale.

Tahiri ka potencuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të gjykatave në trajtimin e lëndëve të fushës tregtare, meqenëse aktualisht kjo është barrë e vetëm një Departamenti në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Kemi ende sfida në plotësimin e kapaciteteve të kësaj natyre, dhe nuk do të rrimë indiferent përballë këtij fakti. Nuk mund të lejojmë që bizneset vendore dhe ato të huaja të luhatin besimin në institucionet e drejtësisë. Jemi duke kërkuar alternative dhe kësaj i kontribuon edhe përvoja dhe dija juaj” ka thënë ministri Tahiri.


Tahiri ka përmendur si mangësi edhe mungesën e profilizimit të gjyqtarëve, duke bërë të ditur se për këtë gjë, ka biseduar edhe me Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, me të cilët janë pajtuar për trajnime dhe profilizime të mëtejmë të gjyqtarëve në trajtimin e çështjeve komerciale.

Përveç forcimit të profesioneve të lira ligjore, që lehtësojnë qasjen në drejtësi, ministri Tahiri ka potencuar se efikasiteti i gjyqësorit do të mundësoj tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori