LAJMI I FUNDIT:

A do t’i bashkojë Kuvendi studentët protestues?

A do t’i bashkojë Kuvendi studentët protestues?

Një grup studentësh e kanë gdhirë edhe sot përpara Kryeministrisë, teksa rezistenca e tyre hyn në ditën e tetë.

Pritet që sot (e enjte) dy grupet e shpërndara para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa është parashikuar dhe seancë plenare.

Studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Edi Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës.


Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do ti bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament. /Telegrafi/