LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e huaj ankohen për klimën e biznesit në Maqedoni

Investitorët e huaj ankohen për klimën e biznesit në Maqedoni

Këshilli për investitorë të huaj del me vërejtjet e njëjta për Qeverinë e re. Mungesa e kuadrit të kualifikuar, klima e paparashikueshme e biznesit, ndërrimi i shpeshtë i ligjeve, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mungesa e reformave strukturore janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen kompanitë e huaja që punojnë në vend. Në të ashtuquajturin “Libri i bardhë” për vitin 2018, investitorët e huaj thonë se situata ekonomike në vend edhe më tej mbetet e njëjtë.

“Si t’i bëni reformat? Për një ditë kjo është e pamundur. Nuk mund t’i bëni reformat sot për nesër. Mund t’i bëni hap pas hapi, me punë të vazhdueshme dhe me rritjen e këtij mali që është i madh dhe që ka shumë për t’u ngjitur”, deklaroi Shtefan Peter, Këshilli i Investitorëve të Huaj.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi se për përmirësimin e klimës së biznesit nevojitet anëtarësimi në BE dhe NATO.

“Integrimi në BE dhe NATO është çështje shumë serioze. Jorastësisht vendi që nga pavarësia fokusohet në këtë dhe ja, më në fund po e përjetojmë kohën kur ia dolëm. Ne do të jemi anëtare e NATO-s pasi ftesë kemi”, tha Zoran Zaev.

Biznesmenët vendor nga ana tjetër kishin kërkesa të qarta.

“Duhet të ketë investime dhe shteti t’u ndihmojë atyre që mund të realizojnë vende pune dhe investime. Në duam të fitojmë të gjithë, duhet të mbështeten veprimtaritë si arsimi, shëndetësia e kështu me radhë”, pohoi Branko Azeski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Këshilli i investitorëve të huaj është formuar para 13 viteve ndërsa “Libri i bardh” me rekomandimet dhe vërejtjet e investitorëve të huaj botohet prej vitit 2015-të./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori