LAJMI I FUNDIT:

Asambleja komunale e Skenderajt vendos për lokacionin e deponisë inerte

Asambleja komunale e Skenderajt vendos për lokacionin e deponisë inerte

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është diskutuar pika e vetme e rendit të ditës: propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për deponi inerte, e propozuar në vendin e quajtur “Delli” në fshatin Çirez.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komisioni i ekspertëve, pasi ka hulumtuar territorin e komunës, për caktim të lokacionit, ka ardhur në përfundim se vendi i quajtur “Delli” është më i përshtatshmi për deponi.

Kryetari Jashari ka siguruar se deponia e mbetjeve inerte nuk do të përbëjë rrezik për ndotje të ujit të pijes për ekonomitë familjare të fshatrave, apo ndonjë rrezik tjetër.


Ai ka thënë se pasi të mbyllen gropat në atë pjesë, me mbetje inerte (material ndërtimor), komuna e Skenderajt planifikon të mbjellë pisha.

Në fund të diskutimeve, Asambleja Komunale e ka votuar propozim-vendimin për caktim të lokacionit në fjalë për deponi inerte./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Kalo në kategori