LAJMI I FUNDIT:

Veseli diskuton për ushtrinë me kongresistët amerikanë

Veseli diskuton për ushtrinë me kongresistët amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington, ku ka takuar Vice Admiralin Fritz Roege.

Sipas një njoftimi, kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Roege për mbështetjen që ky universitet po i jep ngritjes profesionale të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Po sipas njoftimit, në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti për Ushtrinë e Kosovës.


“Gjatë vizitës, kryeparlamentari Veseli takoi edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Po sot, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime edhe me senatorë e kongresistë amerikanë”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, është diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet vazhduar në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

“Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë. Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori