LAJMI I FUNDIT:

Theresa May zotohet se do të kundërshtojë votën e mosbesimit me “gjithçka që ka”

Theresa May zotohet se do të kundërshtojë votën e mosbesimit me “gjithçka që ka”

Pas lajmit se deputetët konservatorë kanë kërkuar një votë mosbesimi ndaj saj, kryeministrja britanike Theresa May, ka thënë se do të kundërshtojë një votë mosbesimi.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, May ka thënë se do të luftojë një sfidë lidershipi “me gjithçka që kam”.


Ajo ka shtuar se një ndryshim i udhëheqësit konservator do të “vendoste vendin në një rrezik dhe do të krijojë pasiguri dhe se kjo mund të çojë në vonimin ose pengimin e Brexit”.

Brexit në kaos, Theresa May sot përballet me një votë mosbesimi
Lexo po ashtu Brexit në kaos, Theresa May sot përballet me një votë mosbesimi

Siç kanë raportuar mediat britanike më herët, Sir Graham Brady, kryesuesi i Komitetit 1922, ka marrë së paku 48 letra nga deputetët konservatorë që thërrasin për një votë mosbesimi për May.

Sipas rregullave të partisë, një gjë e tillë nxitet nëse 15% e deputetëve konservativ i shkruajnë kryetarit të komitetit të mbështetësve të Tory.

Po sipas mediave, një votim do të mbahet të mërkurën në mbrëmje nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Ndërsa sipas Brady votat do të numërohen dhe menjëherë pas kësaj një njoftim do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori