LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Taksa për prodhimet e Serbisë të kthehet në reciprocitet (Video)

Krasniqi: Taksa për prodhimet e Serbisë të kthehet në reciprocitet (Video)

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për problemet me të cilat përballet sektori privat në vend si dhe për lehtësirat që duhet krijuar bizneseve për të rritur numrin e të të punësuarve.
Krasniqi ka thënë se edhe baza ligjore nuk është e përshtatshme për zhvillim ekonomik.

Ai ka thënë se taksa e Qeverisë së Kosovës për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është e vonuar dhe taksë politike.


“Kjo taksë është e vonuar. Nuk analizuar në aspektin ekonomik si ndihmë për zhvillimin ekonomik, por është taksë politike, ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj, është si rezultat i pengesave politike që Serbia në vazhdimësi ka krijuar ndaj Kosovës dhe jo si pengesa të mëdha të zhvillimit ekonomik që i kemi në vazhdimësi me Serbinë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht ka krijuar probleme për bizneset kosovare, prandaj taksa duhet të kthehet në reciprocitet.

“Ne si Odë e Afarizmit vlerësojmë se kjo taksë duhet të kthehet në reciprocitet, që do të thotë se çdo produkt apo e drejtë e mohuar e bizneseve tona në Serbi duhet të jetë e drejtë e mohuar edhe e bizneseve serbe në Kosovë. Vetëm kështu mund të kemi jetëgjatësi dhe jo vetëm taksë 100 për qind, por reciprocitet 100 për qind”, tha ai.

Sipas Krasniqit, ambienti i të bërit biznes në Kosovë është shumë i vështirë dhe se ligjet nuk janë në nivelin e duhur.

“Ambienti i të bërit biznes në Kosovë është shumë i vështirë, më i vështiri në rajon. Arsye kryesore janë mungesa e ligjeve, mosfunksionimi i tyre, ligje kundër ligjeve, konfliktet e ligjeve që janë miratuar po nga Kuvendi dhe të cilat e vështirësojnë shumë ambienti. Si barrierë tjetër është mungesa e energjisë elektrike, e cila është një barrierë që në vazhdimësi është duke e ngarkuar biznesin. Mund të konstatojmë se ligjet nuk janë në nivelin e duhur dhe ka mungesë të vullnetit të institucioneve tona që të ballafaqohen me këto”, tha Krasniqi.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi ka thënë se nëse ka përkrahje institucionale, klima e të bërit biznes do të përmirësohej dhe do të kishte rritje të investimeve të huaja.

“Po të kishim përkrahjen e duhur institucionale, padyshim se do të kishim dhjetëfishuar këtë numër që e kemi. Do të kishim mundësinë që investitorët e huaj të vijnë në Kosovë, për shkak se klima e të bërit biznes nuk është e mirë për ne që jemi këtu. Pra, në qoftë se ne kemi probleme, atëherë askush nuk vjen në një vend ku ka probleme të të bërit biznes dhe kjo arsyeja kryesore pse nuk kemi investitor të huaj”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka folur edhe për problemet që përballën bizneset e sektorit të minierave dhe mineraleve si dhe për mundësit për investime që ka ky sektorë.

Në fund, ai ka kërkuar aplikim të Ligjit për Sponsorisim si dhe me aplikimin e tij do të përfitonin bizneset e po ashtu dhe mediat. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori