Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria po protestojnë në ditën e shtatë pa ndërprerë, duke këmbëngulur në përmbushje të plotë të kërkesave të tyre.
Ata kanë marshuar në kryeqytetin shqiptar, si dhe në vendet tjera të Shqipërisë, edhe pas thirrjeve të institucioneve për të dialoguar.
Studentëve të Universiteteve të Shqipërisë u janë bashkuar edhe disa gjimnazistë të cilët kanë bojkotuar mësimin në simbol solidariteti me studentët.
Përmes këtyre protestave, studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre që lidhen me koston e lartë të studimeve në Universitetin publik dhe cilësinë e arsimit.
Pas disa përpjekjesh për të zbutur tensionet, përfshirë premtimin për të ulur tarifat e provimeve të mbetura, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të hënën është lidhur drejtpërdrejt në rrjetin social Facebook për të biseduar me studentët përmes pyetjeve që ata i adresojnë për qeverinë.
Ai u zotua për përmbushje kërkesash, por tha se duhet patjetër që studentët, të cilët protestat po i organizojnë në mënyrë spontane, të kenë përfaqësi.
“Dua të komunikoj dhe të përpiqem të shpjegoj pse dialogu është i domosdoshëm”, tha kryeministri.
Studentët pjesëmarrës në protestë kanë refuzuar çdo lloj negociate me qeverinë duke insistuar në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit i kanë identifikuar 8 kërkesa që përfshijnë përgjysmim të tarifave dhe përmirësimit të cilësisë të arsimit publik, përmirësimin e kushteve të konvikteve, përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve shkencore.
Si përgjigje ndaj protestës, të enjten, Ministria e Arsimit u pajtua të heqë pagesat për provimet e mbartura.
Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i përket shkollimit publik.
Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë me GDP prej 4,868 dollarë për koke banori, ndërkohë që sipas Bankës Botërore në vitin 2017 2.49% të GDP është shpenzuar ne arsim, që është nën mesataren evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe