LAJMI I FUNDIT:

RDK: Korrupsioni nuk kërkohet atje ku ka dritë

RDK: Korrupsioni nuk kërkohet atje ku ka dritë

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga RDK-së thuhet se “Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se institucionet e shtetit, konkretisht Policia Financiare e vendit, ka gabuar rëndë kur ka menduar se shënimi i Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, mund të bëhet edhe duke e gabuar adresën totalisht”.

RDK vlerëson se pavarësisht a është e qëllimshme apo jo e qëllimshme gabimi i adresës, rasti duhet të pastrohet deri në fund nga organet e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“RDK vlerëson se akuza e Policisë Financiare drejtuar Ministrit të pushtetit lokal Sufejl Fazliu është sa qesharake aq edhe tragjike”, kumtojnë nga RDK.


Padi penale për ish-ministrat e Vetëqeverisjes Lokale
Lexo po ashtu Padi penale për ish-ministrat e Vetëqeverisjes Lokale

Në fund nga kjo parti thuhet se ka kaluar koha kur shërbimi i merrte në qafë njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë duke i akuzuar pa asnjë baze për t’i eliminuar këto njerëz./Telegrafi/