Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar zyrtarin e prokurimit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Zenel Kuqi me 200 euro gjobë, pasi më 8 qershor të këtij viti, kishte kanosur gazetarin Bujar Vitija përmes telefonit lidhur me një shkrim që kishte publikuar në portalin “Shneta”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret trajtimin relativisht të shpejtë gjyqësor të kërcënimit ndaj gazetarit Bujar Vitija nga zyrtari publik Zenel Kuqi, por shpreh shqetësim për dënimin minimal të shqiptuar ndaj kërcënuesit.
“AGK konsideron se dënimet simbolike minimale reflektojnë negativisht në ambientin e të bërit gazetari dhe inkurajojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Aktgjykimi i shqiptuar nga gjyqtarja Anita Krasniqi Prenaj, mban datën 8 nëntor, ndërsa është bërë i ditur për AGK-në nga gazetari Bujar Vitija i cili e ka pranuar të hënën dokumentin nga gjykata.
Ai ka bërë të ditur se nuk është ftuar për të marr pjesë në asnjë seancë gjyqësore. AGK kërkon nga institucionet gjyqësore që t’i ftojnë gazetarët për t’i dëgjuar versionet e tyre lidhur me kontestet që kanë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rithekson kërkesën ndaj institucioneve të rendit dhe të drejtësisë për trajtimin me prioritet të rasteve ndaj gazetarëve, për shkak të misionit të tyre në funksion të informimit dhe mbrojtjes së interesit publik. AGK po ashtu kërkon që sulmuesit dhe kërcënuesit e gazetarëve të marrin dënim të merituar, me qëllim të parandalimit të akteve të tilla dhe krijimit të një ambienti të sigurt veprimi për gazetarët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ – flet psikologia Qenaj
Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 38 % të Planit Kombëtar për zhvillim për periudhën janar-dhjetor 2024
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për “One stop shop” janë në anën e Maqedonisë së Veriut
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze