LAJMI I FUNDIT:

Projekti ambicioz i Milanos pas “Pyllit vertikal”, 3 milionë pemë deri në vitin 2030 (Video)

Projekti ambicioz i Milanos pas “Pyllit vertikal”, 3 milionë pemë deri në vitin 2030 (Video)

Nëse kryeqyteti financiar i Italisë ka një ngjyrë dominuese, ajo është ngjyra gri. Jo thjesht për shkak të tullave të arkitekturës së kudogjendur neoklasike, por edhe prej qiellit me ngjyrë gri, si pasojë e ndotjes.

Megjithatë, Milano ka tani në mendje një tjetër ngjyrë; të gjelbrën!


Qyteti ka plane ambicioze për të mbjellë 3 milionë pemë të reja deri në vitin 2030, një lëvizje kjo që ekspertët thonë se mund të ndihmojë në reduktimin e smogut në qytet.

Në zemër të Milanos, për më tepër, është ndërtuar një ishull i gjelbër me kullat e banimit që njihen si “Pylli vertikal”, ndërtimi i të cilave përfundoi në vitin 2014, me qëllim jo vetëm që të përmirësohet cilësia e ajrit, por edhe cilësia e jetesës së banorëve.

Kullat e larta, të mbushura në çdo ballkon me pemë dhe bimësi, thithin dioksid karboni dhe pjesëzat “PM10”, një ndotës që shkakton edhe kancerin në mushkëri.

Aktualisht, qyteti ka vetëm 7 për qind gjelbërim dhe kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me qytete të tjera evropiane, si për shembull Frankfurti me 21.5 për qind, apo Amsterdami me rreth 21 për qind.

Por, deri në vitin 2030, Milano shpreson të rrisë këtë shifër mes 17-20 për qind, duke u barazuar kështu me Tel Avivin e ditëve të sotme. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Shkencëtarët janë duke punuar në

Shkencëtarët janë duke punuar në "kodin e alienëve" kur jashtëtokësorët kontaktojnë Tokën

Interesante
Kalo në kategori