Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sot të gjithë mekanizmave të rendit dhe të ligjit, gjithë qytetarëve të Kosovës që të guxojnë të raportojnë dhunën në familje, dhunën ndaj gruas, dhe po ashtu ftoi të gjithë që të jenë bashkë dhe të mos lejojnë që në Kosovë, para syve tanë, para të gjithëve, të pësojë dhunë nëna, motra apo një zonjë e respektuar e vendit.
Haradinaj kështu deklaroi se në konferencën rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.
Ai tha se për të ndihmuar trajtimin e kësaj teme është funksionalizuar Komisioni për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka nisur aplikimi i skemës pensionale, ndarja e pensioneve, që është një zhvillim i ri në Kosovë, e po ashtu në Kodin Penal dhuna në familje është përcaktuar si vepër e veçantë penale, konform kritereve të Konventës së Stambollit.
Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë kanë rritur kapacitete për trajtimin e kësaj teme, janë caktuar koordinatorë për raste të dhunës në familje në të gjitha Gjykatat Themelore dhe Prokuroritë, janë trajnuar policët që merren me rastet e dhunës në familje në stacionet policore, si dhe janë ndërmarrë veprime për kompensimin e viktimave të krimit ku të drejtë kompensimi kanë viktimat nga dhuna në familje.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se në bashkëpunim me UNWomen kanë krijuar databazën e parë shtetërore për të mbijetuarat e dhunës, janë ndarë mjete financiare për të mbuluar punën e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje dhe po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e një financimi të qëndrueshëm.
“Kemi mbështetur Udhëzimin Administrativ për regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve pa pagesë dhe kemi mbështetur projekte që udhëhiqen nga gratë. Kemi vazhduar fushatën vetëdijësuese në shkolla dhe institucione të vendit dhe po synohet që të angazhohen pedagogë dhe psikologë në shkollat e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai tha se ka sfida në këtë temë, siç është bashkëpunimi ndërinstitucional, fuqizimi ekonomik i gruas, duke thënë se ajo që në raste të caktuara përjetohet si lajm i keq, që është rritja e numrit të raportimit të dhunës në familje, në fakt tregon për një vetëdije me të lartë, një guxim të raportimit të rasteve të dhunës.
Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, tha se me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, të cilin e ka sponsorizuar Ministria e Drejtësisë dhe që është miratuar po ashtu, janë vendosur standarde të larta që fëmijët në asnjë rrethanë të mos jenë viktimë as e shoqërisë, institucioneve apo individëve.
Alia El Yassir, drejtoreshë rajonale për zyrën e UNWomen për Evropë dhe Azi Qendrore, tha se kjo ditë shënon fundin e fushatës, por jo fundin e gjithë punës për luftimin e dhunës ndaj grave, duke shpresuar se kjo ngjarje do të kontribuojë në diskutimin për qasjen në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore.
Naim Qelaj, Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhunës në Baza Gjinore, tha se mbështetja e kryeministrit Haradinaj që të ecim para për të përfunduar shumë tema të mbetura, të pakryera me vite, për fuqizimin e shtetit ligjor, ishte një motiv për punën e tyre. Ai tha se është punuar shumë për realizimin e mekanizmave institucionalë që fuqizojnë dhe rrisin efikasitetin në zbatim të ligjit.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe Natalia Apostolova, shefe e BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendës-ambasadore e SHBA-ve në Kosovë, Jan Braathu, Shef i OSBE-së në Kosovë, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë institucional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj