Policia franceze përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u mblodhën në Paris për të protestuar kundër taksave të larta dhe kostos së lartë të jetesës në vend. Policia tha se të paktën 10 mijë vetë protestuan të shtunën në Paris dhe 1,000 prej tyre janë arrestuar pas përleshjeve me forcat e rendit. Autoritetet franceze thanë se 135 njerëz janë plagosur, përfshirë 17 policë, në protestat e zhvilluara në Paris. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Belgjikë dhe Holandë.
Në pritje të javës së katërt të protestave të dhunshme, Franca mbylli Kullën Eiffel dhe disa zona të tjera turistike dhe mobilizoi dhjetëra mijëra forca të sigurisë.
Dritaret dhe dyert e shumë dyqaneve në Paris janë mbuluar me materiale mbrojtëse për të shmangur shkatërrimin dhe plaçkitjet.
Më shumë se 89 mijë policë janë dislokuar në mbarë Francën për të parandaluar protestat e dhunshme, një rritje e konsiderueshme në krahasim me fundjavën e kaluar, kur në mbarë vendin ishin dislokuar 65 mijë policë për vënë nën kontroll protestat, në të cilat u plagosën më shumë se 130 njerëz.
Megjithatë, prania e madhe e policisë nuk parandaloi njerëzit nga përpjekjet për t’iu bashkuar marshimit të sotëm drejt pallatit presidencial.
“Ne jemi këtu për t’i shprehur Makronit pakënaqësinë tonë. Nuk kam ardhur këtu për të thyer gjëra sepse unë kam katër fëmijë që janë të frikësuar më këtë që po ndodh. Unë dua që ata të jenë të sigurt. Megjithatë, unë dua të jem këtu që të them mjaft më, kjo duhet të ndalet”, thotë protestuesja Myriam Diaz.
Lëvizja e “Jelekët e Verdhë” nuk ka një udhëheqës të qartë, dhe protestat e kaluara kanë tërhequr ekstremistë të cilët kanë hedhur gjëra të forta në dejtim të policisë. Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner u bëri atyre thirrje për qetësi.
“U bëj thirrje ‘Jelekëve të Verdhë’ që duan të sjellin një mesazh të paqes që mos të shkojnë me njerëzit e dhunshëm. Ne e dimë se njerëzit e dhunshëm janë të fortë vetëm atëherë kur fshihen prapa protestuesve të grupit ‘Jelekët e Verdhë’, një veprim që pengon punën e forcave të sigurisë”, tha Castaner.
Që nga fillimi i trazirave në nëntor, si reagim ndaj rritjes së taksës së karburantit, katër njerëz kanë humbur jetën.
Ndërsa, Pesidenti Macron hoqi dorë nga rritja e taksës së karburantit, protestuesit kanë bërë kërkesa të reja për trajtimin e çështjeve të tjera ekonomike që po dëmtojnë punëtorët, pensionistët dhe studentët.
Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti ditën e sotme në Paris, shumë të trishtueshme.
“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzuese dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante ai në Twitter.
Protesta të ngjashme, që duket se janë frymëzuar nga lëvizja “Jelekët e Verdhë’, u zhvilluan sot edhe në Belgjikë dhe Holandë. Qindra protestues u përleshën me policinë gjatë një përpjekje për të hyrë në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel. /VOA /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje