LAJMI I FUNDIT:

OnePlus konfirmon se telefoni 5G do të kushtoj 200 deri 300 dollarë më shumë se OnePlus 6T

OnePlus konfirmon se telefoni 5G do të kushtoj 200 deri 300 dollarë më shumë se OnePlus 6T

OnePlus ka vendosur të jetë forca shtytëse prapa 5G – por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të blini një version 4G të OnePlus 7 në vitin 2019.

CEO i OnePlus, Pete Lau, i konfirmoi TechRadar-it se kompania ka në plan të lëshojë një variant 4G të telefonit të tyre së bashku me versionin 5G, për ata që nuk duan mbështetje për lidhjen e internetit të gjeneratës së ardhshme, përcjell Telegrafi.


“Për shkak se 5G do të jetë e fokusuar për një pjesë të vogël unike entuziastësh, ne do të kemi një produkt 4G të zhvilluar dhe të disponueshëm paralelisht,” Lau tha për TechRadar-it në Qualcomm Snapdragon Summit 2018.

Çmimi i telefonit do të jetë më i shtrenjtë sesa që kemi parë nga kompania, me Lau duke thënë “parashikimi im është se kostoja do të jetë mes $ 200 dhe $ 300 më e lartë për pajisjen 5G. Kjo nuk është domosdoshmërisht një problem për përdoruesit tanë pasi [5G] është ajo që ata duan.”

“Ne kurrë nuk kemi dashur të bëjmë një produkt më të lirë për hir të të qenit më i lirë. Ka qenë më shumë një kalim i modelit unik të biznesit,” shtoi Lau.

Lëshimi i një versioni 4G të telefonit të ardhshëm së bashku me telefonin më të shtrenjtë 5G do të lejojë që kompania të mbetet konkurruese, ndërsa gjithashtu të ofrojë lidhjen e ardhshme të internetit për ata që e duan atë.

Lau beson fuqishëm se inovacioni 5G është një gjë që ndjekësit e brendit duan së shpejti, kështu që kjo është arsyeja pse OnePlus po shtyn përpara misionin e saj për të lansuar një telefon 5G në shitje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google zbulon karakteristikat e telefonave të mençur Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kalo në kategori