LAJMI I FUNDIT:

Edhe sonte ajri i dëmshëm në Prishtinë

Edhe sonte ajri i dëmshëm në Prishtinë

Prishtina edhe sonte është mbuluar nga ajri i dëmshëm.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 269, që është e pashëndetshme.


Shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit, ishte më 3 dhjetor, që kishte arritur shifrën rekorde në Evropë, 493.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.