Investimet qindra milionëshe ishin temat e diskutimit gjatë takimeve që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka zhvilloi me investitorë potencial, ministra e përfaqësues të bizneseve gjatë vizitës zyrtare Slloveni.
“Kreu i MZHE-së, Valdrin Lluka, po qëndron në qytetin e Lubjanës, ku po mban takime të ndryshme për t’i shikuar mundësitë e investimeve në fushën e ujërave, mbeturinave, energjisë dhe agrobiznesit.
Gjatë takimit me menaxhmentin e Bankës shtetërore eksportuese të Sllovenisë, SID BANK, Lluka ka diskutuar futjen e kapitalit slloven në Kosovë në fushën e ujërave, energjisë, mbeturinave dhe agrobiznesit. SID Bank ka paraprovuar kërkesën për financimin e investimeve në vlerë prej rreth 200 milionë EUR në fushën e ujërave dhe agrobiznesit, si dhe janë të gatshëm të konsiderojnë edhe projekte tjera në fushën e ambientit, siç janë trajtimi i ujërave të zeza për komuna deri në 30,000 banorë”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu ministri Lluka është takuar edhe me stafin menaxhues të kompanisë InterEnergo e cila ka investuar rreth 60 milionë euro në Kosovë duke ndërtuar 4 hidrocentrale të cilat janë aktive dhe prodhojnë rreth 35 mwh energji elektrike.
Kjo kompani ka shprehur gjithashtu interesimin për zgjerim pasi që, sipas drejtorit të përgjithshëm Anton Papež, janë të kënaqur me shërbimin dhe trajtimin që po ju bëhet në Kosovë.
“Në takimin me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Počivalšek, ministri Lluka e njoftoi homologun e tij rreth potencialeve që ofron Kosova, me fokus në sektorin energjetik ku pritet të investohen rreth 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme, ashtu siç parashihet me strategjinë për energji që është aprovuar këtë vit nga parlamenti i Republikës së Kosovës.
Për më tepër, ministri Lluka paraqiti edhe potencialet në sektorin e ujërave në veçanti menaxhimin e ujërave siç janë krijimi i rezervuarve, trajtimin e ujërave të zeza dhe instalimi i orëmatësve digjital”, thuhet më tej në njoftim.
Gjithashtu, ministrat u pajtuan që një delegacion me biznese nga Sllovenia, që kanë fokus industritë e energjisë, minierave dhe ujërave, të shoqëruar me Počivalšek, të vizitojnë Kosovën dhe ti shohin këto potenciale nga afër.
Në kuadër të këtij delegacioni ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni ku se bashku me Ministrin Lluka, takuan Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë, Tanja Strniša ku diskutuan rreth platformës agrare e cila ka për qëllim angazhimin e të gjithë fermerëve në Kosovë, të cilët prodhojnë produkte bazë ushqimore se do të kenë shitje të garantuar nga një sistem i organizuar që merret me përpunimin, asortimin, paketimin dhe shitjen e produkteve, duke krijuar mundësi fermerëve Individual të zhvillohen përmes qasjes në financa nga po i njëjti mekanizëm. Platforma Agrare është bazë për zhvillim të mirëfilltë të sektorit të bujqësisë.
Ministri Lluka përfundoj vizitën duke vizituar fabrikën Iskra Emeco, ku u prit nga ekzekutivi dhe pronari i kësaj kompanie, Ahmed Elsewedy, kryeshefi Luis Goncalves dhe anëtari i bordit, Dieter Brunner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp