LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale sot dorëzon aktakuzën e plotësuar për rastin e veteranëve

Prokuroria Speciale sot dorëzon aktakuzën e plotësuar për rastin e veteranëve

Prokuroria Speciale sot do të dorëzoj në Gjykatën Themelore aktakuzën për rastin e veteranëve.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha. Ai tha se aktakuzën e plotësuar do ta dërgojnë sipas kërkesës së gjykatës.

“Aktakuza e veteranëve sot do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Do të dorëzohet aktakuza e plotësuar sipas kërkesës së gjykatës në lidhje me veteranët”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.


Ndryshe, aktakuza ishte kthyer mbrapa me 9 tetor 2018, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmirësimin e aktakuzës, duke i lënë kështu 30 ditë kohë në dispozicion për plotësuar dhe ndryshuar, ndërkaq sot është afati i fundit për dorëzimin e aktakuzës së plotësuar. /Telegrafi/