LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Angazhimi i Shpend Ahmetit në Ekipin negociator paraqet konflikt interesi 

KMDLNj: Angazhimi i Shpend Ahmetit në Ekipin negociator paraqet konflikt interesi 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi sot se po përcjellë me vëmendje përpjekjet për formimin e një Ekipi Negociator, të propozuar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa theksoi se për KMDLNj angazhimi i Shpend Ahmetit në Ekipin negociator paraqet konflikt interesi.

KMDLNj thekson se grumbullimi i posteve në të njëjtën kohë e ku pritet të ketë aktivitete të shtuara e pamundëson kryetarin e Prishtinës të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve të Prishtinës, me votat e të cilëve edhe është zgjedhur kryetar i kryeqytetit.

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Ekipit negociator në dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Ekipit negociator në dialogun me Serbinë

Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:


“Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë me vëmendje po përcjellë përpjekjet për formimin e një Ekipi Negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës si dhe miratimin e një Rezolute të propozuar nga PSD.

KMDLNj, edhe më parë pati propozuar formimin e një Ekipi Negociator i cili do të votohej në Kuvendin e Kosovës duke ia kthyer Kuvendit në këtë mënyrë përgjegjësitë për bisedimet me Serbinë dhe kornizën dhe përmbajtjen e këtyre bisedimeve.

Në këtë kontekst KMDLNj përkrah nismën e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur përkatësisht Drejtorit Ekzekutiv z. Luan Shllaku që të ndihmojë në hartimin e një platforme për bisedime përmes angazhimit të shoqërisë civile, si pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e këtij procesi, në fazën fillestare e që pastaj varësisht prej kërkesave apo nevojave për dinamizimim të procesit negociator, të angazhohen edhe ekspertë ndërkombëtarë në ndërkohë që nuk do të cenohej pronësia e këtij procesi e që mbetet e drejtë e patjetërsueshme e institucioneve të Kosovës.

Angazhimi eventual i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe i cili njëkohësisht është edhe kryetar i PSD, si bashkëkryesues i Ekipit Negociator për KMDLNj –në paraqet konflikt interesi, së paku në planin moral sikur që paraqet problem edhe në planin funksional.

Grumbullimi i posteve në të njëjtën kohë e ku pritet të ketë aktivitete të shtuara e pamundëson kryetarin e Prishtinës të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve të Prishtinës me votat e të cilëve edhe është zgjedhur kryetar i kryeqytetit.

Për KMDLNj , “trojka” e posteve të kryetarit Ahmeti është në kundërshtim me zotimet për përmbushje të detyrimeve që i ka marrë dhe premtimeve elektorale që ua ka dhënë qytetarëve të Prishtinës.

Në vend të kësaj, KMDLNj propozon që bashkëkryesues i Ekipit Negociator të jetë një përfaqësues i shoqërisë civile sikur që shoqëria civile duhet ta ketë edhe një anëtar tjetër në Ekipin Negociator.

Këto propozime do të dilnin pas konsultimit dhe propozimit të shoqërisë civile dhe jo që ata të imponohen nga çfarëdo adrese apo grup i interesit. Natyrisht se gjatë plotësimit të Ekipit negociator duhet të respektohet përfaqësimi në baza gjinore dhe  ato etnike! Gjithashtu, KMDLNj propozon që opozita të përfaqësohet në mënyrë të barabartë me pozitën dhe pa u diskriminuar në asnjë aspekt.

Vetëm nëse Ekipi Negociator zgjidhet me votat në Kuvendin e Kosovës dhe nëse kemi një pajtim midis pozitës dhe opozitës në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, KMDLNj do të kontribuojë në grupet punuese nëse paraqitet nevoja, mirëpo, në asnjë kontekst dhe rrethanë nuk do të bëhej pjesë e Grupit Negociator.

KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike, shoqërinë civile dhe personalitetet me ndikim të japin kontributin e tyre për këtë proces të nevojshëm dhe të domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe ardhmërinë e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori