LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria heq roamingun me Kosovën

Shqipëria heq roamingun me Kosovën
BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 19: A shopper ltries out the new Apple iPhone 6 at the Apple Store on the first day of sales of the new phone in Germany on September 19, 2014 in Berlin, Germany. Hundreds of people had waited in a line that went around the block through the night in order to be among the first people to buy the new smartphone, which comes in two versions: the Apple iPhone 6 and the somewhat larger Apple iPhone 6 Plus. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e roamingut të telefonisë mobile me Kosovën.

Propozimi i deputetit Eduart Shalsi u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, e tashmë do të jetë seanca plenare që do të japë miratimin përfundimtar.

“Pikërisht në datën 30 maj, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për heqjen e Roamingut. Është rezolutë në fakt, ndërkohë që ne gjykuam që të kalojmë me një propozim konkret dhe ta miratojmë në Parlament heqjen e roamingut”, është shprehur Shalsi.


Ky ndryshim ligjor mundëson që roamingu të hiqet edhe me vendet e tjera. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave të “Roaming”-ut ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë tarifa shtesë për përdorimin e celularit në Kosovë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qytetarët e Kosovës kur vijnë në Shqipëri.

Kjo përfshin edhe tarifat e shërbimeve të lidhura me roamingun ndërkombëtar, transmeton Tch.

Sipas të dhënave të AKEP-it, Kosova është vendi me të cilin shkëmbehet më shumë trafik në roaming ndërkombëtar, në vendet e rajonit, ndaj dhe heqja e tarifave me marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Kosovë do të sillte përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve. /Telegrafi/