Pamje nga grabitja e bankave në Kosovë, kohëve të fundit janë shtuar.
Sipas Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e vendit në periudhën janar- nëntor janë evidentuar 252 raste të plaçkitjeve të ndryshme.
Për këto raste, policia ka marrë masa. Problemin më të madh policia e ka pasur në Prishtinë, ku ka ndodhur numri më i madh i grabitjeve të tilla.
“Policia, në rajonin e Prishtinës, gjatë dhjetëmujorit të parë të parë të këtij viti, pas hetimeve intensive në zbardhjen dhe arrestimin e kryerësve të grabitjeve me armë, ka goditur 13 grupe kriminale që dyshohet që janë përfshirë në këto raste, janë arrestuar 32 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim (prej tyre ka persona që dyshohet se kanë kryer me shume se dy grabitje), kurse 6 të dyshuar të tjerë, të identifikuar nga policia janë në arrati”, thuhet në përgjigjen e policisë.
RTV Dukagjini provoi të marrë përfaqësuesit e ndonjërës prej bankave të plaçkitura, por nuk deshën të prononcohen me arsyetimin se nuk duan të pengojnë hetimet e policisë.
Institucioni që e mbikëqyrë sistemin bankar në Kosovë, e sheh shqetësues numrin e shtuar të vjedhjeve në bankat që operojnë në Kosovë. Paralajmëron masa për një gjë të tillë.
“Të nesërmen [premte] kemi një takim me Ministrin e Brendshëm, dhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje për shqetësimet që janë përhapur në lidhje me grabitjen e bankave”, tha zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.
Megjithatë, Ahmeti thotë qe klientët e bankave nuk do të kenë rrezik, pasi ta ardhurat e tyre janë të siguruara
“Klientët nuk kanë pse të shqetësohen, sepse paratë e tyre janë të sigurta. Përderisa bankat i sigurojnë paratë që i mbajnë, nuk ka rrezik për klientët e tyre”, shton më tej Ahmeti.
Nga Banka Qendrore kërkohet që të shtohet siguria, pasi kjo mund të ndikojë edhe tek investitorët e huaj./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje