Ka një nivel të lartë të ngacmimit seksual të grave në vendin e punës dhe nuk ka mekanizma të fuqishëm për mbrojtjen e gruas. Gruaja viktimë e ngacmimit seksual në vendin e punës rrallë ngre një çështje gjyqësore dhe më së shpeshti bisedohet se çfarë ka bërë ajo dhe a ka provokuar, thonë organizatat joqeveritare që merrem me këtë problematikë. Nga ana tjetër, problemi është se edhe proceset gjyqësore janë të gjata dhe të kushtueshme.
Organizatat joqeveritare rekomandojnë të bëhet analizë gjithëpërfshirëse dhe të shihet nëse ekziston zbatimi i mirë i ligjit dhe nëse ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm mbrojtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin nuk kemi hulumtime gjithëpërfshirës që tregojnë shkallën e ngacmimit seksual të grave në vendin e punës. Si organizatë qytetare me vendet ballkanike bëjmë hulumtime mbi diskriminimin e grave në vendin e punës që del sa nga gratë janë viktima të ngacmimit seksual”, deklaroi Shashka Iliq nga organizata hulumtuese “Reaktor” para fillimit të debatit të sotëm “Krijimi i një mjedisi të punës për gratë”, organizuar në kuadër të “Dëgjoje” – 16 ditë aktivizëm kundër dhunës mbi baza gjinore.
Sipas ligjit, gruaja viktimë e ngacmimit seksual duhet së pari të kontaktojë punëdhënësin dhe nëse nuk gjendet zgjidhje, ajo ka të drejtën të fillojë proces gjyqësor.
“Sipas të dhënave që i kemi, problemi në këtë rast është se proceset gjyqësore janë të gjata dhe tepër të kushtueshme, por gjithashtu edhe shumë gra nuk guxojnë të ngrisin procedura të tilla. Përveç kësaj, te ne ende nuk kemi kulturë për probleme të tilla të flitet në publik dhe gjithmonë flitet për viktimën, çfarë ka bërë ajo, a ka provokuar”, tha Iliq duke shtuar se nuk ekzistojnë mekanizma të fuqishme për mbrojtjen e grave në vendin e punës nga ngacmimi seksual.
Debati i sotshëm është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Maqedonisë (AmCHam) në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje