Grupi Parlamentar i LDK-së të martën ka përfshirë nënshkrimet e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lilës në kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me mos liberalizimin e vizave, pa dijeninë e deputetëve të Alternativës.
Partitë në pushtet e akuzuan LDK-në se ka manipuluar me nënshkrimet e deputetëve Deda dhe Kusari-Lila, ndërkaq LDK-ja është deklaruar se ky ka qenë një gabim teknik.
Lidhur me këtë çështje, Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, tha për Kallxo.com se momentalisht nuk kanë filluar asnjë hetim nën dyshimin për falsifikim të nënshkrimeve nga ana e deputetëve në Kuvend.
“Një herë për një herë nuk e kemi filluar punën sepse mbrëmë kam dëgjuar që nuk ka falsifikim. Nëse ka falsifikim, atëherë ka punë për neve. Momentalisht nuk kemi filluar as hetim. Nëse ka arsye ne do të fillojmë hetimet”, tha Beka.
Ndërsa, deputetja e pavarur nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila tha se nënshkrimi i saj dhe bashkëpartiakut të saj Ilir Dedës janë përdorur pa autorizim nga ana e LDK-së.
“Në fakt, është dorëzuar nënshkrimi im dhe i z.Deda që ka qenë në Grup Parlamentar të LDK-së prej më herët. Nuk është kërkuar autorizimi dhe është prezantuar si njëri prej nënshkrimeve të deputetëve. Dhe ne e kemi kuptuar vetëm pasi është bërë publike, në fakt kur është thënë se kush janë deputetët e nënshkruar”, tha ajo.
Kusari-Lila shton se ata nuk kanë bërë as deponim dhe as tërheqje të nënshkrimeve.
“Nuk është tërheqje e nënshkrimeve, por është lëshim ose është përdorim i paautorizuar nga ana e LDK-së. Ky është keqpërdorim i emrit tonë sepse ne jemi bërë subjekt i krejt kësaj historie pa qenë fare akter, ose pa u pyetur fare nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ajo.
Kurse, deputeti Ilir Deda ka deklaruar se ka ndodhur një gabim ku është përdorur nënshkrimi i tij dhe i Mimoza Kusari-Lilës.
“LDK-ja i ka dërguar shkresë Kuvendit ku e ka informuar që nënshkrimi i Mimozës dhe i imi ka qenë lëshim teknik prej anës së tyre. Paralelisht, unë i kam dërguar shkresë Kuvendit, ku i kam thënë që ne nuk kemi nënshkruar asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme. Nuk kam asgjë kundër seancës, po kish qenë mirë me na pyet a dëshirojmë të jemi pjesë e saj ”, ka thënë Deda të martën.
Megjithatë, Kuvendit i Kosovës mbrëmë, me kërkesë të 40 deputetëve ka zhvilluar debat parlamentar lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025