LAJMI I FUNDIT:

Deda dhe Kusari tërheqin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme, Osmani e Maloku të LDK-së “nënshkruan” nga Amerika

Deda dhe Kusari tërheqin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme, Osmani e Maloku të LDK-së “nënshkruan” nga Amerika

Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa i kanë tërhequr nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur opozita, e cila pak minuta pasi ka nisur është ndërprerë.

Kryetari Kadri Veseli, ka thënë se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.


Veseli ka thirrur sërish mbledhjen e kryesisë për ta sqaruar këtë çështje dhe për të parë nëse ajo do të vazhdohet sonte ose jo, njofton Klan Kosova.