LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e importit në Kosovë për një vit rriten me 2.2%

Çmimet e importit në Kosovë për një vit rriten me 2.2%

Krahasuar me tremujorin e tretë 2018 me atë të vitit paraprak, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2 për qind, thuhet në raportin “Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), tremujori i tretë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ky indeks në këtë tremujor u rrit me 0.8 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë u ngrit 0.8 për qind në tremujorin e tretë 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te prodhimet minerale me 5.6 për qind, këpucët me 4.8 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj me 2.5 për qind, prodhimet e industrive kimike me 1.8 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me 1.7 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 1.5 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre me 1.4 për qind, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit me 0.8 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.6 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me 0.5 për qind, letrat dhe artikujt prej saj me 0.2 për qind, mjetet e transportit me 0.1 për qind dhe druri dhe artikujt e drurit me 0.1 për qind”, thuhet të raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.


Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore me 6.9 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij me 2.7 për qind, pajisjet e makinerisë dhe elektrike me 0.8 për qind, vajrat ushqyese me 0.3 për qind dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 0.1 për qind.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë 2018 me atë 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2 për qind.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te prodhimet minerale me 20.5 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me 5.7 për qind, druri dhe artikujt prej tij me 3.9 për qind, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit me 2.8 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 2.3 për qind, prodhimet e industrive kimike me 2 për qind, mjetet e transportit me 1.4 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj me 1 për qind, vajrat ushqyese me 0.2 për qind dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me 0.2 për qind”, vijon raporti.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore me 14.2 për qind, këpucët me 10 për qind, letra dhe artikujt prej saj me 7.3 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij me 3.9 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre me 2.2 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 1.1 për qind, pajisjet e makinerisë dhe elektrike me 1.1 për qind dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 1.5 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori