Lëvizja për Bashkim ka reaguar lidhur me nismën e PSD-së, Nismës Socialdemokrate dhe Alternativës për rezolutën për bisedimet Kosovë-Serbi.
Në reagimin për media LB, ka theksuar se me shqetësim konstaton se në dokumentin që është bërë publik mungon qasja e këtyre subjekteve ndaj problemit kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova.
Reagimi i plotë:
Kuvendi i Kosovës pritet që ta shqyrtojë projekt-rezolutën e propozuar nga PSD, Nisma Socialdemokrate dhe Alternativa mbi dialogun me Serbinë. Si produkt i kësaj rezolute do të krijohet edhe ekipi negociator e më vonë do të përpilohet edhe platforma për bisedime si dhe ligji mbi dialogun.
Lëvizja për Bashkim me shqetësim konstaton se në dokumentin që është bërë publik mungon qasja e këtyre subjekteve ndaj problemit kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova. Motivi kryesor për zhvillimin e bisedimeve me Serbinë duhet të jetë funksionalizimi i shtetit të Kosovës përmes forcimit të sovranitetit të saj. Ky sovranitet nuk mund të forcohet pa çlirimin e Kosovës nga gjendja e të qenurit peng nga pakica serbe, e cila e ka këtë fuqi në saje të privilegjeve të tyre kushtetuese, të cilat shprehen përmes të drejtës së vetos në çdo nismë për ndryshime kushtetuese apo të ligjeve që i përkasin 8 fushave në kuadër të legjislacionit me interes vital. Ky qëllim nuk mund të arrihet kurrsesi përmes qasjes së kësaj rezolute, pra të ngurtë e kufizuese në mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve reale për problemet reale të vendit.
Përveç kësaj, është shqetësuese që në momentin kur për herë të parë është hapur çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe mundësia që përmes këtyre bisedimeve të trajtohet edhe pozita e tyre dhe mundësia e bashkëngjitjes së tyre me Kosovën, Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute, përpiqet të mbyllë çfarëdo mundësie të tillë, duke i bërë dëm të pallogaritshëm si Kosovës ashtu edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Duke pasur parasysh divergjencat e mëdha midis subjekteve politike sa i përket mënyrës së zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura, kjo platformë nuk do të duhej të vendoste kufizime por duhej të vendoste parime për zgjidhje. E në mesin e tyre, ai që do të duhej të ishte i patejkalueshëm për çdo subjekt politik, është parimi i reciprocitetit të plotë me Serbinë. Çdo qasje tjetër, do të ishte rrugëtim drejtë një “zgjidhjeje” e cila e konservon jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe e ruan të cunguar sovranitetin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos