LAJMI I FUNDIT:

Prishtina sot me ajër më të pastër, Shpend Ahmeti: Ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit

Prishtina sot me ajër më të pastër, Shpend Ahmeti: Ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit

Indeksi i cilësisë së ajrit mbrëmë në Prishtinë ka arritur vlerën prej 493 (rrezikshëm për shëndet), kurse sot indeksi i cilësisë së ajrit është 38 (tepër pastër).

Për këtë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë të cilat i mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate.


Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Indeksi i cilësisë së ajrit mbrëmë ka arritur vlerën prej 493 (rrezikshëm për shëndet)

Sot, indeksi i cilësisë së ajrit është 38 (tepër pastër).

Dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë të cilat i mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate, dhe nga viti i kaluar janë ndërmarr këto masa

  • Zgjidhja afatgjate për përdorimin e qymyrit për ngrohje është ngrohja qendrore dhe kogjenerimi. Kjo mund të bëhet me dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit në KEK. Kosto e instalimit të pajisjeve -24.8 milionë euro dhe vendimi politik. Pastaj vjen edhe kosto e zgjerimit të rrjetit në dhjetëra miliona euro. Momentalisht Termokos është në proces të tenderimit të zgjerimit të rrjetit aktual dhe kapaciteteve aktuale. BE ka zotuar edhe 13 milionë për dyfishimin e kapaciteteve. Me vullnet politik dhe financim brenda 5 – 7 viteve do të mund të kyçet krejt qyteti në rrjet.
  • Investime në transportin publik dhe mbyllje graduale e disa rrugëve në qendër. Janë investuar mbi 11 milion euro në transport publik por kjo nuk mjafton. Tani kalojmë në fazën e investimeve në sektorin privat.
  • Investime në eficiencë të energjisë. Tani kemi ndërruar më shumë se gjysmën e ndriçimit publik në LED dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Së shpejti nënshkruajmë fazën e dyte të investimeve në ndërtesat publike për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike.
  • Kemi bërë investimet nëpër shkolla dhe institucione tjera dhe më nuk ka institucione që ngrohen me qymyr.
  • Rritja e hapësirave të gjelbra – kemi shtuar numrin e drunjve që mbjellim për çdo vjet në 7 mijë. Po investojmë nëpër parqe për të shtuar edhe më tutje hapësirat.

Niveli qendror

  • Duhet të ketë edhe më tutje investime në filterët e disa prej gjeneratorëve në KEK. Sivjet për herë të pare është ndaluar dhënia falas e qymyrit për punëtorët e KEK.
  • Duhet të sigurohen investime për të ndaluar ngrohjen me qymyr në institucionet shkollore në gjithë territorin e Republikës.
  • Duhet që as mos të na shkojë mendja në importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Për shtypje atmosferike e lagështi nuk kemi çka bëjmë por për tjerat janë zgjedhje e vendime që ne si qytetarë i marrim gjatë gjithë vitit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori