LAJMI I FUNDIT:

Tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon, Surroi e sheh shumë të rëndë për Kosovën (Video) 

Tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon, Surroi e sheh shumë të rëndë për Kosovën (Video) 

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi ka thënë se tërheqja e njohjes që kanë bërë Ishujt Solomon, është shumë shqetësuese, pasi ky shtet është nën ombrellën e Mbretërisë së Bashkuar.

“Britania e Madhe ka bërë investime të mëdha ushtarake, politike në Kosovë. Nuk ka ndonjë vend të dytë që Britania të ketë investuar më shumë se në Kosovë”, ka thënë Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Duke folur për dështimin e anëtarësimit në INTERPOL, Surroi ka thënë se edhe ky proces është në vazhdën e dështimeve që diplomacia ka pasur ndër vite.

“Aty ku nuk kemi pas konsensus dhe parime udhëheqëse kemi dështuar. Kemi dështuar në ndërtimin e Kornizës Kushtetuese, në procesin e Brukselit… ‘Bylbylat’, që kanë qenë në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme, zëvendësministra, kanë bërë aventura”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Publicisti thotë se presidenti Thaçi ka bërë gabim strategjik në momentin kur ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit, ku nuk është shkruar anëtarësimi i Kosovës në OKB.

“Ka qenë një letër [ku parashihej anëtarësimi i Kosovës në OKB], Vuçiqi ka insistuar që ajo pjesë të fshihet dhe Thaçi është pajtuar. Dhe me kaq ka përfunduar rrëfimi i anëtarësimit në OKB. Kur janë parë gabimet është tentuar anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL”.

Sipas Surroit, kërkimi për anëtarësim në këto organizata pas bisedimeve të Brukselit, “ishte futje në territorin e Serbisë dhe në territorin më të keq të mundshëm”.

Ai ka thënë se diplomatët dhe zyrtarët shtetërorë lobimin e kanë shndërruar në turizëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori