Zekaj i “Grupit të Kumanovës”: Prej nesër do të fillojmë përleshje me policinë
Të pakënaqur nga trajtimi dhe nga kushtet në burgun e Shutkës, një pjesë e Grupit të Kumanovës prej të dielën janë futur në grevë urie. Val Zekaj, njëri nga pjesëtarët e Grupit në deklaratën tij dërguar në Gazetën Lajm, ka numëruar shkaqet kryesore për fillimin e grevës.
“Shkaku kryesor është që tani një vit nuk është përfillur kërkesa jonë për transferim nga burgu i Shutkës në atë të Idrizovës. Kjo është padrejtësi. Sulmuesit e Ziadin Selës nuk kanë bë as dy muaj që janë dënuar dhe është pranuar kërkesa e tyre që të transferohen në pjesën e hapur të burgut, kurse neve na refuzohet kjo kërkesë. Ata janë të dënuar për terrorizëm, ne për terrorizëm. Pse bëhet ky selektim”, ka pyetur Zekaj.
Për shkak të motit të ftohtë dhe kushteve të këqija, gjendja shëndetësore e një pjese të grevistëve ka filluar të përkeqësohet në mënyrë të shpejtë, kurse për momentin në gjendje më të rëndë është Shefqet Hallaçi. Edhe përkundër kësaj, ata nuk kanë ndërmend ta ndërpresin grevën.
“Nuk e ndërpresim grevën deri sa nuk plotësohen kërkesat tona. Prej nesër madje do ta radikalizojmë, e nëse ka nevojë edhe do të fillojmë përleshje me gardianët e policinë e burgut. Jemi duke jetuar në kushte jonjerëzore. Higjiena është në nivelin më të ulët. Nuk ka ngrohje edhe pse temperaturat kanë rënë nën zero. Ushqimi nuk plotëson asnjë standard. Edhe ushqimin që na e sjellin familjarët e kthejnë mbrapa. Nuk e kuptoj çfarë burgu është ky, as nuk ka ushqim të na japë, as nuk lejon familjarët të na sjellin”, është shprehur Zekaj.
Për momentin edhe 9 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës gjenden në burgun e Shutkës. Val Zekaj për Gazetën Lajm ka dhënë versionin se pse po refuzohet kërkesa e tyre.
“Në gusht është pranuar kërkesa jonë për transferim në Idrizovë, por me intervenim të Sinishës dhe Memetit është refuzuar. Kanë frikë nga bashkimi jonë në një burg, sepse në këtë mënyrë do të zbulohet zanafilla e tradhtisë së Kumanovës”, thekson Zekaj.
Ai akuzon edhe shtetin e Kosovës, që nuk po interesohet për fatin e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”.
“Ende vazhdojnë maltretimet fizike ndaj nesh. Por shteti jonë është i dobët, sepse në rastin e Pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ka munduar ta padisë Maqedoninë para gjykatave ndërkombëtare dhe ta fitojë rastin”, ka theksuar Zeka në deklaratën dërguan në Gazetën Lajm, duke shtuar se tani 44 muaj mbahet në izolim dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë keqtrajtim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
A është e përfshirë Policia në largimin e Enver Sekiraqës nga Kosova?
Pas takimit me diasporën në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës, ditë e jashtëzakonshme shqiptarie
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi