LAJMI I FUNDIT:

Fajon: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane

Fajon: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave, Tanja Fajon, të martën është shprehur e zhgënjyer lidhur me mungesën e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga institucionet kosovare që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më shumë direkt vendeve anëtare e jo direkt institucioneve të BE-së.

Ajo komentet i bëri në një panel të Konferencës “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor”.

“Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.


“Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”, shtoi Fajon.

Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën si dy vende kyçe, ku procesi i liberalizimit është bllokuar. Ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me parlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane. Vendet anëtare duhet ta kuptojnë këtë”, theksoi ajo.

Ajo specifikoi se presidenca austriake nuk do ta ketë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave, përderisa këtë nuk pritet ta bëjë as presidenca rumune 2019-20. “Do të thotë jemi duke humbur shumë kohë”.

“Unë do ta ngre këtë çështje në Komisionin Evropian dhe tek qeveritë e vendeve anëtare. “Ata nuk kanë mundur ta realizojnë premtimin dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm”, theksoi Fajon. /Dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori