LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes UBT-së dhe komunës së Skenderajt

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes UBT-së dhe komunës së Skenderajt

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me qëllim të bashkëpunimit në zhvillim dhe implementim të projekteve në fushën e ekonomisë, industrisë, në urbanizëm dhe fusha të tjera që janë në interes të përbashkët.

Falë kësaj marrëveshjeje, komuna e Skenderajt do të përfitojë përvoja profesionale dhe ide inovative nga ekspertët dhe studentët e fushave përkatëse për zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Rektori Hajrizi dhe kryetari Jashari janë dakorduar që bashkërisht do të ndërtojnë kapacitete institucionale dhe zhvillimore, teksa muajt në vazhdim do të hartojnë projekte dhe programe të caktuara si pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së bashkëpunimit.


UBT përmes kësaj marrëveshjeje do të ofrojë bursa studimi për studentët e Skenderajt, në mënyrë që të rinjtë e kësaj komune të kenë qasje në edukim cilësor, me ç’rast vlerësohet të ndërtohen kuadro profesionale që ndihmojnë në ngritjen e nivelit ekonomik. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori