Deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kritikuar ata që po udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës, duke kërkuar angazhim më serioz në diplomaci dhe transparencë.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur “nëse diplomamacia kosovare është duke i avansuar miqësitë, apo është duke krijuar miq të rinj?”
Ai ka përmendur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, duke ngritur dilemën se “përse po insistohet në gjithëpërfshirje politike të të gjitha partive për të përmbyllë marrëveshjen finale me Serbinë që do jetë e vështirë me humbje të caktuar territoriale në mënyre që askush mos të përfitojë politikisht nga kjo marrëveshje”.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Diçka për politikën tonë të jashtme!
A jemi duke i avansuar miqësitë dhe a jemi duke krijuar miq të rinjë!?
Të kthehemi për vështrim në takimin e Asamblesë së Kombeve të bashkuara ku prezent ishte edhe delegacioni në përpbërje të gjërë nga Kosova.
Nga aty ky delegacion ishte dashur të nxjerrte një vlerësim mbi miqtë e Kosovës dhe ky vlerësim rrjedhë edhe nga kokteli i organizuar për të pritur të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën dhe shtetet të cilat ende se kanë ndërmarrë një veprim të tillë. Si organizim, mesiguri ishte qëllim mirë por fatkeqësisht rezultati tregonte punën shumevjeçare të politikës së jashtme të Kosovës dhe kjo ishte një e vërtet e hidhur për të akceptuar politikanët present, se Kosova me këto arritje në arenën ndërkombëtare nuk është punë që e kanë zhvilluar institucionet por punë që kanë bërë shtetet e fuqishme siç janë SHBA, shtetet e EU-së dhe Turqia. Këtu edhe bien në ujë të gjitha proklamatat se ‘…unë solla këtë njohje, e unë këtë tjetrën…’. Po del pra, se politikanët tonë kanë shkuar vetëm të pranojnë letërnjohjen në desk. Nga këtu, me këta shembuj faktohet se dështimi në Dubai ishte rrjedhojë e dështimit në Njujork dhe nga këtu faji është tek politakanët aktual së pari dhe së dytë i destruktivitetit nga armiqtë tonë.
Edhe këtë të vërtet duhet parë se si mundë përmirësuar si gjendje. Së pari duhet planifikuar vizita tek këto shtete, të kuptohet si është arritur pavarësia e tyre, a janë Republika, mbretëri apo çfarë organizimi politik kanë. Të dihet kultura e tyre dhe shumë gjëra nga historia, në mënyrë që të jemi të pranuar si miq. Duhet të shkohet me kulturë, me librin e Kosovës, ku përfshihen veçoritë tona si natyra, kultura, historia, zhvillimi ekonomik në mënyrë që të kuptohet dhe të pranohet se vendimi i tyre qenka meritor për njohjen e pavarësisë. Të analizohet poashtu ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit tonë për të pasur mundësi të shkëmbimit ekonomiko-tregtarë dhe në këtë formë të vazhdohet në çdo shtet. Nuk duhet të shitet apo prezantohet në takime të tilla, përvoja politike dhe ekonomike vetanake, meqë duhet prezentuar politika e Kosovës. Nuk duhet të flitet as për opozitën as për funksionet politike, as në ambientet private as zyrtare sepse nga aty vlerësohet kultura politike.
Tjetër fakt shqetësues sa I përket poklitikës tonë të jashtme, janë edhe përfoljet për tërheqjet e njohjeve e të cilat nuk janë marrë seriozisht. Thjesht janë kamufluar se janë vepër e shtetit serb. Ne nuk mund të presim lëmoshë nga armiku shekullorë dhe nuk duhet thënë se nuk janë të vërteta, nuk janë tërhequr dhe të vendnumërojmë duke mos dërguar asnjëherë as letër nëpërmjet kanaleve diplomatike për vërtetësinë e tyre. Edhe kur në mes të Prishtinës ambasadorët e shteteve të fuqishme dëklarojnë së janë tërhequr njohjet afërsisht dhjetë sosh e që mund të shtohen ne vazhdojmë vendnumërimin. Nga kjo gjendje kemi trimërim të politikës serbe në koston e marrëveshjes përfundimtare duke menduar se mund të vazhdohet në këto forma për të dëmtuar pavarësinë tonë. Pra politika e brishtë duhet të angazhohet të ndaloj tërheqjet dhe të avansojë njohjet e reja. Ne anjëherë se kemi bërë transparente përgjigjen e shteteve që kanë tërhequr njohjet apo edhe nuk kemi marrë përgjigje për veprimiin e atij apo këtij shteti. Në këtë formë deri sa fshehim veprimet e shteteve ndërkombëtare, ne bëjmë shumë gabime sepse nuk nxjerrim mësime se cili është hapi i rradhës që duhet ndërmarrë. Në letrën e fundit, dorëzuar nga shteti solomon në oqeanin pacifik tregohet qartë se tërheqja e njohjeve qenka e vërtet por kjo njohje ka një formë tjetër sepse tërheqja është bërë deri në përfundimin e marrëveshjes nga bisedimet Kosovë-Serbi. Pra nga kjo letër po kuptohet se tërësia territoriale e Kosovës do ndryshojë. Kësajë po i bashkëngjitet edhe ngritja e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndalesa politike të bllokimit të importit me taksën 100% dhe kërkesën që shteti serb të ketë të qartë se në dokumentacion eksportues, të vendoset shteti i Kosovës, kërkesë e mirë, sikur mos të ishte prapavija si mbështetes i temës së ndryshimit të kufinjëve apo shkëmbimit të territoreve. Kësaj po i paraprinë vendimi i qeverisë së Serbisë, të bartjes se terminalit doganorë nga Presheva në Vranjë me një arsyetim absurd, por që ndërlidhet me marrëveshjen e re e cila do nënshkruhet ndërmjet dy shteteve. Pastaj kësaj teme i bashkëngjitet edhe mosndërtimi i pikave doganore në pjesën veriore të Kosovës dhe në pikëkalimet në perëndim të Kosovës nga ana e Serbisë.
Kësaj teme po i shkon për shtati edhe mostransparenca për draftin e bashkësive të komunave me shumicë serbe duke paraqitur mosinformim nga organet shtetërore e ku mund të kuptohet se pas kësaj marrëveshjeje po qëndrojnë me shumë, vet partitë politike se sa presidenti.
Nga kjo pra po del pyetja; Përse po insistohet në gjithëpërfshirje politike të të gjitha partive për të përmbyllë marrëveshjen finale me Serbinë që do jetë e vështirë me humbje të caktuar territoriale në mënyrë që askush mos të përfitojë politikisht nga kjo marrëveshje?
Nga këto detale duhet analizuar çdo gjë në mënyrë që mos të ketë qëndrime parimore nga e kaluara.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos