LAJMI I FUNDIT:

Mos përkrahja nga opozita, zbeh Projekt-rezolutën e PSD-së (Video)

Mos përkrahja nga opozita, zbeh Projekt-rezolutën e PSD-së (Video)

Projekt-rezoluta e Partisë Socialdemokrate, përmes së cilës propozon që pjesë e ekipit negociator, në fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi të jetë edhe opozita, po shihet si diçka jo e realizueshme. 

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se kjo nismë e PSD-së bëhet më shumë për përfitime politike.

“Nuk besoj në reflektim të opozitës në këtë rast PSD-së. Dihet produkt i cilit subjekt politik është PSD-ja dhe është parti në themelim e sipër. Unë e shoh më shumë si kalkulim politik të vet PSD-së, për një lloj faktorizimi në skenën politike. Mbi të gjitha në e dimë se çfarë peshë kanë pasur rezoluta të tilla”, deklaron Rasim Alija, përcjell Telegrafi.


Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pavarësisht se si nismë është e mirë, kjo rezolutë nuk mund të jetë e suksesshme, pasi nuk e përkrah Vetëvendosje dhe LDK.

“Fakti që dy partitë e mëdha opozitare, LDK dhe VV janë shprehur se nuk do ta përkrahin këtë rezolutë është paksa mangësi e procesit. Megjithatë në tekstin e rezolutës është më rëndësi sepse aty po përmenden pika si sovraniteti dhe integriteti i Kosovës që nuk duhet të cenohet”, thotë Haxholli.

Projekt-rezolutën e PSD-së e kanë kundërshtuar ashpër deputetët e Lidhjes Demokratike dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar Partinë Socialdemokrate se janë bërë patericë e presidentit Thaçi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori