LAJMI I FUNDIT:

Raketat e fundvitit nga Kujtesa!

Raketat e fundvitit nga Kujtesa!

Kujtesa, këtë fundvit, sjellë shërbimet më unike dhe produktet më të reja e më atraktive në treg, për shtëpitë tuaja.

Përsëri me risi sa i përket shpejtësisë më të madhe të internetit në Kosovë, e cila me Ofertat e reja të dhjetorit arrin shpejtësi deri në 1 Gigabit për sekondë (1000 Megabit për sekondë); kjo për herë të parë në shtëpitë e qytetarëve në Kosovë. Interneti me shpejtësi 1 Gbps, do shoqërohet nga modemi i veçantë i cili e përballon këtë shpejtësi marramendëse të internetit, së bashku edhe me përforcues të internetit; kjo në mënyrë që kudo që jeni në shtëpi të keni shpërndarje sa më kualitative dhe të qëndrueshme të rrjetit.

Duke u rritur çdo ditë e më shumë, Kujtesa ka zhvilluar produktin më të ri, aplikacionin KUGO TV, i cili përveç se përmban në vete gjithë platformën e kanaleve televizive të Kujtesa së bashku me Sport, ofron edhe librarinë e pafund të filmave, serialeve, dokumentarëve, Video on Demand (VOD). Përdoruesit e KUGO TV do kenë mundësi të zgjedhin, të shikojnë përmbajtjen e aplikacionit kudo që janë dhe kurdo që duan. Aplikacioni do mund të shkarkohet nga Appstore ose Googleplay.

E më e bukura e KUGO TV është se përdoruesit do kenë mundësi të shfaqin në Televizionet e tyre, nëpërmjet ‘casting-ut’ gjithë përmbajtjen që e kanë në aplikacion. Me fjalë tjera me KUGO TV do jeni një klik afër magjisë!

Kujtesës, këtë fundvit, si dhe për herë të parë në Kosovë i’u shtua edhe platforma televizive amerikane më prestigjioze në botë, HBO, e cila përmban 5 kanale televizive të reja, HBO 1, HBO 2, HBO 3, Cinemaxx 1 dhe Cinemaxx 2. Kanalet e HBO sjellin premierat e filmave dhe serialeve më me fame botërore, me zhanre të lloj llojshme, nga studiot e mëdha si Paramount Pictures, Walt Disney, Columbia Pictures, Warner Bross, etj. Përveç këtyre, Kujtesa do ofroj edhe aplikacionin mobil HBO GO, i cili gjithashtu ofron filma, seriale dhe përmbajtje të platformës HBO. Të gjitha këto do keni rastin t’i ndiqni ekskluzivisht nëpërmjet platformës Kujtesa!

Për të përmbushur çdo kërkesë dhe nevojë të klientëve tanë, edhe kësaj radhe Kujtesa do ofrojë edhe 2 resiverë me mbi 180 kanale televizive së bashku me ligat më ekskluzive te Sportit, të cilat transmetohen vetëm në Kujtesa; Champions League, Europa League, Bundesliga Gjermane, Super Liga Turke, Kupa e Spanjës ‘Copa del Rey’, NBA si dhe Euroliga e Basetbollit.

Pjesë e këtyre 10 shërbimeve te reja dhe Ofertave të fundvitit, janë edhe numrat ZMobile, ku secila pako ka nga 4 numra me nga 5 Euro mbushje; mirëpo risi në disa nga këto pako do jetë edhe një numër postpaid i cili ka 5GB Internet, 500 min dhe 500 sms.

Pakove dhe Ofertave i janë shtuar edhe GjirafaVideos; nga kjo platformë klientët e Kujtesa do kenë mundësi të shofin gjithë përmbajtjen që Gjirafa do ofrojë për abonuesit e Kujtesa.

Sa raketa janë gati per t’u lansuar këtë fundvit? Vizitoni sheshet e qyteteve të Prishtinës, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ku janë të vendosura Laboratoret e Kujtesa, me dizajn dhe teknologji unike, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të testojnë produktet e Ofertave të dhjetorit së bashku me shpejtësinë marramendëse të internetit 1 Gbps.

Gjithashtu në gjitha dyqanet e Kujtesa në këto qytete, qytetarët do kenë mundësi të zgjedhin njërën nga 6 Pakot të cilat janë të dizajnuara për nevoja të ndryshme, varësisht nga ajo që klientët dëshirojnë. Oferta përveç qyteteve më lartë, vlen edhe për Fushë Kosovë dhe Vushtrri dhe zgjat deri më 31 dhjetor.

Ofertat e dhjetorit, varësisht prej asaj që klientët zgjedhin, variojnë në çmim nga 11.99 euro deri në 19.99 euro. Vlen të përmendet se për 3 Ofertat e 19.99 euro, Instalimi do realizohet brenda 24 orëve, përkrahja teknike për këta klientë do jetë 24 orë pa ndërprerje si dhe për këto pako, ofrojmë garancion, rikthim të parave brenda 15 ditëve. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori