LAJMI I FUNDIT:

Simiq nga Lista Serbe: Situata nesër mund të eskalojë

Simiq nga Lista Serbe: Situata nesër mund të eskalojë

Deputetët e Listës Serbe kanë përsëritur se do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në hapësirat e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës deri në takimin me Komisionarin e për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili nesër do të arrijë për vizitë në Kosovë.

Në konferencën e dytë për media gjatë ditës së sotme, Igor Simiq nga Lista Serbe, ka bërë të ditur se gjatë takimit ata do të njoftojnë Hahn me ‘me zhvillimet negative në terren që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ngritjen e taksës në 100 për qind ndaj prodhimeve serbe’.

Simiq ka konfirmuar se kanë pasur kontakte edhe  Zyrën së BE-së në Kosovë nga e cila kanë marrë porosi, por tha se serbët qëndrojnë pranë kërkesave të tyre për heqjen e taksës prej 100 për qind.


“Ne qëndrojmë fuqishëm në kërkesat tona që të takohemi me Hahn, pasi situata politike është e atillë që nesër mund të eskalojë  dhe ne duam që të gjithë në BE t’i njohim se edhe ata bartin përgjegjësinë për këtë që po ndodhë, pasi para 15-20 ditësh kanë mundur të reagojnë kur ishte ngritur taksa për herë të parë dhe pastaj reaguan kur është ngritur në 100 për qind”, tha Simiq, transmeton KP.

Ai tha se pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, serbët janë duke u ballafaquar me mungesë të ushqimit, barnave, por edhe të shtypit nga Serbia. Ndërkohë që sipas tij sot nuk është lejuar të hyjë në Kosovë edhe ndihmat humanitare nga Serbia.

Deputetët e Listës Serbe po qëndrojnë në Kuvend në pritje të komisionerit Hahn, përkundër që ai vjen nesër
Lexo po ashtu Deputetët e Listës Serbe po qëndrojnë në Kuvend në pritje të komisionerit Hahn, përkundër që ai vjen nesër

Për më tepër, Simiq ka bërë të ditur se Lista Serbe nuk do të kenë konferenca të ardhshme për sonte, por do të qëndrojnë në hapësirat e grupit të tyre parlamentar.

Ndryshe, deputetët e Listës Serbe nga ora 11.00 janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës me kërkesë për takim  me komisionarin Johanes Hahn kur ai nesër të vijë për vizitë në Prishtinë, të cilit do t’i kërkojnë heqjen e taksës prej 100 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori