Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës organizon panairin e produkteve bujqësore, agroindustriale dhe tregtisë inverse “Prishtina 2018”, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.
Fokusi i këtij panairi është shporta e produkteve kosovare, prandaj nën temën #ShportaJonë do të ekspozohen dhe promovohen kompanitë e pranishme. Në këtë panairmarrin pjesë 36 kompani nga Kosova dhe një nga Italia.
Ky panair është i një dimensioni më ndryshe pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-së, ku do të marrin pjesë akterët më të rëndësishëm që shtyjnë drejt rrjetëzimit dhe zhvillimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë panair organizohet edhe ngjarja Shija Vendore ku nga ora 18:30 deri më 20:30 me datën 3 dhjetor do të bëhet degustimi i pijeve dhe ushqimeve vendore.
Hyrja dhe transporti për vizitorët e Panairit është falas, çdo 30 minuta.
Të gjithë të interesuarit në më shumë detaje rreth panairit mund të kontaktojnëkëtë numër telefoni 046-123-429 apo të vizitojnë faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Kosovë në rrjetin social Facebook.
Vizitoni Panairin e Agrobiznesit dhe njihuni nga afër me produktet Agroindustriale, tregtinë inverse dhe risitë e përgjithshme të këtij edicioni.
3 dhjetor 2018
13:30 – Hapja e panairit
18:30-20:30 – Shija Vendore, degustim i pijeve dhe ushqimit vendor
4 dhjetor 2018
09:00-19:00 – Dita e dytë e panairit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'