Derisa Partia Social Demokrate po kërkon që delegacioni për dialogun Kosovë-Serbi të drejtohet nga dy përfaqësues të opozitës, Lëvizja Vetëvendosje thotë se është e fokusuar në përmbajtje të dialogut.
Sami Kurteshi, për KP tha se rezolutat në Kuvendin e Kosovës nuk janë duke u respektuar aspak.
Partia Socialdemokrate ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë, në të cilën synohet që delegacioni shtetëror, të bashkë-drejtohet prej dy përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës, dhe të koalicionit qeveritar.
Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e shohin prioritet, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët më me rëndësi se rezoluta, është përmbajtjen e dialogut.
“Ne i kemi trajtu rezolutat, janë bërë edhe debate publike në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk është çështja vetëm i një rezolute siç thashë më herët nuk e sheh çështjen as grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, të shkoqur apo të ndarë, pjesën e një rezolute nga veprimet tjera, do të thotë, dialogu, përgatitja e një dialogu edhe përmbajtja e atij dialogu, edhe ju e dini qysh ka kalu kjo rezolutë”, ka thënë Kurteshi.
Tutje ai ka thënë po ashtu se është ndërtuar një sistem në Kosovë, sipas të cilit, rezolutat e Kuvendit të Kosovës nuk respektohen. Siç tha ai, bëhen si të tilla vetëm që të mos respektohen.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e atyre që e udhëheqin Kosovën dhe e përfaqësojnë në dialog.
“Kjo vlen edhe për PSD-në para se të bëhet pjesë e çfarëdo ekipi negocues. PSD-ja duhet përmes zgjedhjeve të reja të verifikojë 12 mandatet që ka në Kuvend, ngase janë mandate të fituara nga një parti tjetër. Vlerësoj se verifikimi i legjitimitetit është i domosdoshme për qëndrueshmërinë e demokracisë në Kosovë dhe të PSD-së gjithashtu”, ka shkruar ai.
Partia Social Demokrate po ashtu në propozimin e saj, ka kërkuar edhe formimin e një Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të dialogut.
Në këtë kohë, kur kjo e fundit kërkon një gjë të tillë, Lidhje Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kërkojnë që vendi të shkoj në zgjedhje sepse institucionet e kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze